E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha, zgjidhja largimi me pak deme

Vijojne akuzat dhe kunderakuzat ne distance te kreut te ekzekutivit dhe kryebashkiakut te Tiranes. Pergjate diteve te fundit, Berisha dhe Rama shkembejne replika mes njeri-tjetrit, por kesaj radhe ky i fundit jo me nen statusin e kryetarit te Partise Socialiste, por si kryetari i Bashkise se kryeqytetit. Ne fakt, ishte Kryeministri Berisha, i cili shigjetoi ne fillimjave, kryebashkiakun Rama, duke evidentuar, sipas tij, mangesi ne menyren e drejtimit te bashkise. Sipas Berishes, kryeqyteti ka mbetur jetim, per faktin se kreu i Bashkise, Edi Rama, eshte njekohesisht edhe kryetari i Partise Socialiste. “Tirana ka mbetur realisht jetime. Nuk mund te pranoj une nje kryeqytet jetim. Kryetari po merret me partine dhe jo me bashkine”, deklaroi gjate inaugurimit te rruges se Saukut, Berisha. Sipas tij, zgjidhja e trafikut per Tiranen eshte ndertimi i Unazes se Madhe. Nisur nga kjo, Kryeministri Berisha deklaroi se qeveria do te bashkepunonte ngushte me pushtetin vendor, ne menyre qe ky projekt te realizohej”. Por ketij qendrimi i eshte kunderpergjigjur kryebashkiaku Rama, i cili ka kerkuar largimin e Berishes, duke e konsideruar si pengesa kryesore per te ardhmen. Keshtu, gjate perurimit te rikonstruksionit te shkolles 9-vjecare “28 Nentori”, e cila ndodhet ne kryqezimin e rruges se Durresit me rrugen “Lord Bajron” - Laprake, ne Njesine Bashkiake nr.11, Rama u shpreh se “keto shkolla qe po ndertojme vijimesisht jane pjese e nje Tirane qe eshte bere pasqyra e shpreses dhe se ardhmes, ku me te drejte ne fakt Kryeministrit i duket vetja dhe qeveria e tij jashte kohe dhe ngjyrave te se nesermes, prandaj edhe e mirekuptoj kur nuk le rast pa iu referuar Tiranes, si nje problem qe duhet ta zgjidhe ai. Por, ne fakt, e vetmja gje qe ai ka per te zgjidhur eshte te largohet dhe t’i hape rruge te ardhmes, duke u munduar qe ne pjesen e mbetur te mandatit te beje sa me pak deme”.

Deklarata ne Laprake

Pergjigjen ndaj akuzave te Berishes, Rama ka preferuar ta jape po nga i njejti funksion per te cilen u shigjetua, e konkretisht ne perurimin e shkolles “28 Nentori”, ne Laprake.

Siperfaqja totale e ndertimit te ketij objekti eshte 4190 m2. Per kete shkolle u parashikua nje shtim i konsiderueshem mjedisesh te reja, te cilat do te shfrytezohen ne dobi te mesimdhenies, sipas standardeve te percaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkences.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›