Berisha: Ma sillni dhe mua ta firmos peticionin
Kryeministri Berisha deklaroi diten e djeshme se edhe ai vete kishte pasur deshire te firmoste ne peticionin, qe 120 gazetaret drejtuan dje kunder tij. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, kreu i ekzekutivit, Berisha, deklaroi se do te kishte dashur ta kishte edhe ai listen e gazetareve, ne menyre qe te firmoste dhe te shtonte aty edhe emrin e tij.
“Dikur kam pas shkruar edhe une, por koha eshte e pameshirshme dhe tani pena me eshte ndryshkur”, iu drejtua kreu i qeverise, gazetareve te pranishem ne sallen e mbledhjeve te qeverise. Por, sipas tij, ne arkiva tashme gjendeshin artikujt e tij te shumte te shkruar per median. Me pas, kreu i qeverise vazhdoi me rendin normal te mbledhjes se djeshme. Dy dite me pare, 120 gazetare nepermjet nje peticioni akuzonin Kryeministrin Berisha se kishte nderhyre ne punet e medias dhe se u kishte shpallur atyre lufte.