Berisha-Mignon Ndryshimet e realizuara ne Shqiperi jane impresionuese
Kryeministri Berisha priti në një takim Presidentin e zgjedhur të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Jean-Claude Mignon.
Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e falënderoi Mignon për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të vyer që Këshilli i Evropës i ka dhënë në vijimësi Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu, Kryeministri i shprehu një mirënjohje të thellë për ndihmën e mbështetjen e fuqishme që Franca i ka dhënë Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare në të gjithë përpjekjet për zhvillimin dhe modernizimin e saj, konsolidimin e institucioneve demokratike dhe integrimin evropian.
Mignon e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe e përgëzoi atë për arritjet dhe transformimin e jashtëzakonshëm që ka pësuar Shqipëria.
“Ndryshimet që keni realizuar gjatë kësaj periudhe janë impresionuese”, - u shpreh Mignon.
Në takim u diskutua edhe mbi rezultatet e reformave të ndërmarra në Shqipëri gjatë kësaj periudhe, për sa i përket zhvillimit ekonomik, reduktimit të barrës burokratike e fiskale, krijimit të një klime sa më të përshtatshme për biznesin dhe investimet, ndërtimin e veprave të rëndësishme infrastrukturore, përfshi ndërtimin e rreth 9 mijë kilometra rrugë dhe projektin madhor të rrugës së kombit, reformat në fushën e arsimit, Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit, shëndetësisë, si dhe projektet e rëndësishme në fushën e bujqësisë.
Mignon i rikonfirmoi Kryeministrit Berisha mbështetjen e plotë të Këshillit të Evropës dhe të vendit të tij në të gjitha përpjekjet për të ecur përpara me shpejtësi drejt projektit madhor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pas takimit, Kryeministri Berisha shtroi një darkë për nder zotit Mignon, ku merrte pjesë dhe ambasadorja e Francës në Tiranë znj. Christine Moro.