Berisha: Ministra përvec fushatës në vëmendje, Turizmin
TIRANË- Kryeministri Sali Berisha u kërkoi sot ministrave, që pavarësisht angazhimeve të tyre në fushatën elektorale, të ndjekin me përparësi edhe problematikën dhe përgatitjet për sezonin turistik, ku problem kryesor është pastrimi nga mbetjet urbane.
Në mbledhjen e qeverisë, Berisha kërkoi që "fushata elektorale mos të shpërqëndrojë autoritetet nga angazhimi për mjedisin, por të shtrojë çështjen e pastërtisë së mjedisit, si çështje kryesore".
Ai tha se zgjidhjet imediate dhe parashikimet afatgjata duhet të jenë objektiv i kësaj fushate, pasi ky është viti në të cilin Shqipëria është shpallur destinacioni kryesor turistik.
"Ne duhet të punojmë me përkushtim të madh në çdo mjedis për të paraqitur një Shqipëri krejtësisht tjetër. Problemi ynë kryesor janë plehrat. Duhet të bashkëpunojmë me autoritetet vendore të cilat duhet të dalin nga orbita e trashëguar, pasi Shqipëria tashmë është vendi që vizitohet nga rreth 3.5 milionë turistë në vit", tha Berisha.
Duke kërkuar që të mbahet një qëndrim serioz për pastrimin, Berisha tha se "Qeveria ka bërë investime të mëdha dhe po asfalton rrugët në drejtim të zonave turistike, por asgjë nuk ka vlerë nëse turisti do të kalojë nëpër parqe qesesh plastike në të dy anët e rrugës".
Berisha theksoi se "qeveria po ndërton rreth 14 impiante për pastrimin e ujërave të zeza dhe landfillde, pasi asgjë nuk është më përcaktuese për shëndetin e njerëzve dhe zhvillimin e turizmit sa është qëndrimi ynë ndaj plehrave".
"Kur kryetari i komunës ta bëjë këtë një çështje kryesore për komunën e vetë, ai mund të gjejë pa asnjë diskutim zgjidhjen më të mirë të mundshme", tha Berisha.
Kryeministri kërkoi gjithashtu që të rishqyrtohen të gjitha rregullat për mbrojtjen nga zhurmat dhe ndotja akustike dhe parashikohen qartësisht të gjitha qëndrimet ndaj atyre që thyejnë ligjin.
Gjithashtu, Kreu i Qeverisë paralajmëroi se do të mbyllet çdo hotel, apo aktivitet tjetër, që derdh në det ujërat e zeza. "Do të fillojmë të kontrollojmë çdo ndërtesë bregdetare, pasi nuk duhet të ketë në mënyrë kategorike derdhje të ujërave të zeza në det", tha Berisha.
(d.b/BalkanWeb)