E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, qëllohet me armë zjarri plagoset kambisti

FIER- Një 55-vjecar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Fierit.

55 –vjecari është qëlluar në afersi të banesës së tij në lagjen Apollonia nga persona ende të pa identifikuar, duke mbetur i palgosur rëndë.

Mësohet se i plagosuri, është qëlluar me pistoletë, duke marrë dy plumba në kraharor. Ai është dërguar menjëherë në spitalin e Fierit, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

55 –vjecari Mustafa Muça punonte si kambist dhe në momentin që është qëlluar po kthehej në banesën e tij.

Nga të dhënat paraprake të policisë mësohet se kambistit nuk i janë grabitur të holla. Ndërkaq efektivët e policisë kanë shoqëruar disa persona të dyshuar për këtë ngjarje.

Saktësojmë se ky është rasti i njëmbëdhjetë i goditjes së kambistëve në qytetin e Fierit, brenda harkut kohor të një viti dhe ende nuk është bërë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve.

(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›