Tiranë, sekuestrohen 40 kg kanabis sativa 4 në pranga
TIRANË- Policia e Tiranës sekuestroi mbrëmjen e djeshme 40 kg kanabis sativa, të fshehur në bagazhin e një automjeti, me destinacion tregun grek dhe arrestoi katër shtetas të dyshuar si posedues të lëndës narkotike.
Në një deklaratë për shtyp të mbajtur sot zëdhënësja e Policisë së Tiranës Alma Katragjini tha :- “pas hetimit 3- mujor, në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në kushtet e flagrancës u arrestuan Artur (Samuel) dhe Agron Garuja, 33 dhe 36-vjeç nga Kavaja, i proçeduar më parë për të njëjtën vepër penale në shtetin grek, Qazim Daci 67-vjeç nga Tirana dhe Gezim Jonuzaj, 53-vjeç i proçeduar më parë për të njëjtën vepër penale në shtetin grek".
Arrestimi i 4 shtetasve u bë në aksin rrugor Korçë -Ersekë, pasi destinacioni i tregut të drogës ishte Greqia, përmes trafikimit të saj në linjën Tiranë-Pogradec-Korçë-Ersek.
Ndërkohë që bëhet e ditur se sasia e lëndës narkotike u gjet në bagazhin e automjetit tip Audi me targe TR 6015 I, në pronësi të shtetasit Agron Jonuzaj, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij në fshatin Ibë e Sipërme, Policia sekuestroi 2 kg kanabis, e ndarë në porcione, me destinacion tregun e brendëshëm të Tiranës dhe një peshore elektronike
Ndaj poseduesve të lëndës narkotike u morr masa e menjëherëshme e arrestit. Materialet hetimore në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Tiranës për vepën penale të “prodhimit dhe shitjes së narkotikëve”.
(e.m/ata/BalkanWeb)