E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Ministri Basha po merret me Tiranen

Nje jave me pare kryeministri Berisha deklaroi hapjen zyrtare te fushates se Partise Demokratike per zgjedhjet vendore te tete majit duke mos percaktuar emra kandidatesh pervec atij te Lulzim Bashes.
Ta konsiderojme kete mitingun e 20 shkurtit fillimin de facto te fushates elektorale pasi de jure ajo do te jete me daten 22 mars. De facto kjo feste ishte njekohesisht dhe fillimi me i bukur i nje fushate elektorale te qyteteruar i nje fushate nder me te bukurat qe shqiptaret kane njohur. Mendoj se tek koncerti i djeshem festiv ne kemi modelin e fushates se ardhshme - tha Berisha.

Ai kerkoi nga deputetet qe te bashkepunojne me struktura lokale ne menyre qe te pergatisin listat zyrtare te kandidateve dhe te nisin nga puna. Zonja dhe zoterinj deputete cdo ore dhe cdo dite ju se bashku me strukturat e Partise Demokratike ne cdo rreth dhe cdo qark duhet te perkushtoheni per fushaten elektorale te zgjedhjeve lokale. Brenda muajit shkurt te finalizojme perzgjedhjen e kandidateve ne menyre qe te fillohet menjehere nga puna - shpreh Berisha. Sipas tij sot eshte afati i fundit qe strukturat te paraqesin ne kryesine e PD-se listat me kandidatet e mundshem dhe me pas do te nise diskutimi i tyre.
Keto zgjedhje jane gjithashtu nje rast shume i vecante per te studiuar cdo potencial zhvillimor ne cdo komune dhe bashki te vendit.

Cilat jane rezervat kapacitet ku duhet te bazohemi dhe te orientojme burimet financiare per kater vitet qe vijne Ne jemi te vendosur te kemi partneritet dhe te vazhdojme partneritetin me autoritetet e ardhshme zgjedhore pavaresisht nga perkatesia e tyre partiake - tha Berisha.

Duke u ndalur me pas tek Tirana kryeministri u shpreh Te finalizojme sa me shpejt kandidatin me te mire per zgjedhjet. Ne Tirane ministri Basha po merret me degen e Partise Demokratike se bashku me zotin Bumci por edhe ministra e deputet te tjere ne kete qytet te braktisur prej 4 vjetesh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›