E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo Te ndryshoje formulari

Regjistrimi mbi baza etnike shoqeria civile peticion qeverise


Intelektualet do ti kerkojne Keshillit te Ministrave anulimin e procesit te regjistrimit mbi baza etnie Shoqeria civile nuk mjaftohet me shtyrjen e procesit te regjistrimit te popullsise mbi baza etnike nga ana e qeverise.


Duke mos patur ende asnje pergjigjje zyrtare prej kabinetit apo prej politikes personalitete te njohura nga te gjitha fushat e jetes ne vendin tone do te nenshkruajne nje peticion ne te cilin ti behet presion qeverise shqiptare qe te terheqe vendimin per regjistrimin mbi baza etnike me qellim mbrojtjen e interesave te vendit.


Duke e cilesuar si shkelje te rende te Kushtetutes intelektualet e njohur midis te cileve edhe historiani i njohur dhe nje nga hartuesit e ligjit themeltar Sabri Godo do te publikojne sot nismen e tyre permes se ciles do te kerkohet ndryshimi i formularit duke hequr opsionin e regjistrimit te etnise.


Formulari i regjistrimit te popullsise ka ngjallur nje debat te madh ne opinionin publik. Ka qene presioni ne rritje i shoqerise civile qe detyroi edhe qeverine ne shtyrjen e procesit te regjistrimit te popullsise.


Nderkohe Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet pershendeti dje shtyrjen e regjistrimit te popullsise te deklaruar nga qeveria shqiptare. Regjistrimi duhet te jete larg tendencave dhe nderhyrjeve te denueshme nga te gjithe ne te cilat jane te demshme dhe cenojne rende sovranitetin e Shqiperise cka perben nje shkelje te rende te Kushtetutes.


Ne kontraten e nenshkruar mes qytetareve dhe shtetit qe eshte Kushtetuta qytetaret shqiptare jane te barabarte perpara ligjit pavaresisht bindjeve te tyre fetare dhe perkatesise etnike - thuhet ne njoftimin e PDIU-se. Sipas kesaj force politike pas diskutimit te gjere dhe transparent publik pyetjet mbi kombesine dhe fene do te rezultojne antikushtetuese dhe si pasoje do te hiqen nga pyetesori perfundimtar.


Shtyhet per ne vjeshte regjistrimi i popullsise


TIRAN - Shtyhet regjistrimi i popullsise per ne vjeshte. Lajmi eshte dhene nga Ministria e Inovacionit dhe Teknologjise e cila eshte pergjegjese per regjistrimi e ri te popullsise qe do te niste ne muajin prill.


Per shkak te debateve publike gjithnje e ne rritje per menyren e regjistrimit dhe pyetjeve qe permban formulari diten e sotme do te mblidhet Komisioni Qendror i Regjistrimit te Popullsise dhe Banesave i cili do te vendose nisjen e regjistrimit ne muajin tetor ose nentor.


Ministria qe drejtohet nga Genc Pollo ia faturon kete shtyrje zgjedhjeve te ardhshme vendore. Sipas kesaj ministrie koha ne te cilen duhej te fillonte regjistrimi perkon me kohen ne te cilen pushteti vendor eshte i angazhuar me zgjedhjet lokale.


Per ta kryerja e procesit te regjistrimit te popullsise para zgjedhjeve mund te sjelle probleme ne terren pasi komunat e bashkite kryetaret e administratat e tyre kane pergjegjesi kryesore ne administrimin e procesit ne terren.


Procesi i regjistrimi do te nise me te njejtin formular qe eshte publikuar dhe nuk do te kete modifikime apo heqje te deklarimit te kombesise dhe fese ne menyre vullnetare. Ky proces i cili kushton 15 milione euro ka sjelle shume reagime te grupimeve te ndryshme te cilet e kane cilesuar si anti-kombetar.


Madje disa dite me pare nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise Kreshnik Spahiu denoncoi parregullsite qe lidheshin me ndryshimin e kombesise shqiptare ne greke permes proceseve gjyqesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›