E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Miratojmë programin për 4 vitet që vijnë para zgjedhjeve

TIRANË- Këshilli i Ministrave e nisi mbledhjen e radhës, pas miratimit të 3 ligjeve e të integrimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Duke paralajmëruar një rend dite të ngjeshur, kryeministri tha se janë marrë masat që administrata të funksionojë. Berisha paraqiti programin për një Shqipëri dixhitale.

“Rendi i ditës është i ngjeshur, dua të falënderoj me shumë mirënjohje ministritë, adminstratën që dhe në kulmin e një fushate elektorale kanë sjellë këtu 17 ligje marrëveshje dhe vendime. Dëshmitë e angazhimit për të bërë gjithcka që adminsitra të funksionojë. Rendi i ditës është shumë i ngjeshur me një diversitet vendimesh, por më kryesori është projektvendimi për miratimin e planit kombëtar për zhvillimin e platformës së internetit të shpejtë dhe me bazë të gjërë. Progresi i Shqipërisë në fushën dixhtiale është një nga realitetet më të prekshme sot, disa nga praktikat dixhitale të vendit, ndodhi që të jenë të parat që të instalohen në një vend. Ky plan ka dy pika kryesore: Shqipëria vend lider për teknologjinë në rajon. Ky plan parashikon shtrirjen e internetit në cdo institucion shqiptar”, theksoi Berisha.

“Programin për 4 vitet që vijnë po e miratojmë para zgjedhjeve, sepse koha është e çmuar dhe nuk mund të pritet. Duhet të bëjmë gjithcka për miratimin e tij të shpejtë”, tha Berisha më tej.
(e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera Berisha: Rama një analfabet për sa i përket taksave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›