E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga 25-vjeçarit, prezantohej si agjent i “Interpolit”, u merrte para qytetarëve

TIRANE - Ndalonte njerëzit me makinë dhe iu bënte presion për tu zhvatur lekët si agjent i Interpolit, ndërsa është ndaluar më pas nga shërbimet e policisë së kryeqytetit për përvetësim të titullit dhe detyrës shtetërore.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur disa ditë më parë në qendër të Tiranë, pas denoncimit të bërë në polici nga shtetasi R. Bodinaku , që kallëzoi se një person i cili udhëtonte me një automjet me targa angleze RY 51 LVJ e kishte kërcënuar dhe ndaluar si punonjës i Interpolit.

Pas marrjes se kallëzimit strukturat e policisë kanë ndaluar disa orë me vonë shtetasin Luftar Hoxha 25 vjeç me origjinë nga Burreli dhe banues në rrugën “Myslym Keta” Tiranë. Këtij shtetasi në cilësinë e provës materiale i është bllokuar një dokument i falsifikuar, me siglën Interpol, në emër të tij. Pas marrjes në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore Luftar Hoxha ka deklaruar se dokumentin e kishte bërë fallco në Greqi, ku kishte paguar dhe një shumë financiare.

Blutë e kryeqyteti i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Tiranës materialet për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Përvetësim të titullit apo detyrës shtetërore ” . Sipas të dhënave të dokumetuara nga policia ky shtetas një veprim të tillë e kryente prej rreth 1 muaj ku kishte arritur të zhvaste dhe shuma parash nga qytetarë të Tiranës.

(er.nu/S.Koka/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›