E Diel, 1 Nëntor 2026

Krasniqi nuk e dinë nëse po respektohet Rezoluta e Kuvendit

Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë që vë kornizat për bisedimet me Serbinë, por kru i Kuvendit, Jakup Krasniçqi thotë se nuk e di nëse po respektohet kjo rezolutë, gjatë bisedimeve që po bënë kreu i Qeverisë së Kosovës me atë të Serbisë në Bruksel.

“Ne nuk kemi qenë në bisedime, mirëpo e dimë që rezoluta i ka qartësuar vijat se për çka duhet të bisedohet dhe për çka nuk duhet të bisedohet. Unë nuk dua të jap mendimin tim, por pyetjet duhet drejtuar atyre që kanë marrë përgjegjësi në bisedime”, tha Krasniqi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës zyrtarisht nuk ka asnjë platformë nga pala kosovare lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi, ndërsa sipas tij, për platformat tjera të cilat nuk janë në vijë zyrtare nuk është çështje e Kuvendit që t’i komentojë.

Ndërsa, Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka miratuar kërkesën e kryeministrit Hashim Thaçi për të raportuar në Kuvend mbi bisedimet e raundit të shtatë me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq. Raportimi do të bëhet në seancën e Kuvendit, të enjten më 28 mars. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›