E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Mirëpresim Gazësjellësin TAP në Shqipëri

TIRANE - Një projekt i rëndësishëm i ndërtimit të një gazsjellësi gjigand do të përfshijë dhe Shqipërinë. Këtë bëri të ditur kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë.

“Projekti për ndërtimin e gazsjellësit TAP, që do të kalojë edhe në Shqipëri ka avancuar dhe ka një mbështetje të fuqishme, shumë të rëndësishme politike dhe e ka të qartë perspektivën”, u shpreh kryeministri.
Sipas kreut të qeverisë, projekti që kalon nga deti Kaspik drejt Europës do të kalojë edhe në Shqipëri dhe mirëpritet për shkak se jo vetëm është një nga projektet që ka mbështetje të gjerë në Europë, por është një nga projektet që kushton lirë dhe ndërtohet në kohë rekord.

Më tej, kryeministri u fokusua në vizitën që kreu 1 ditë më parë në Norvegji.
Berisha tha se çështjet kryesore që u diskutuan gjatë vizitës së tij në Norvegji ishin bashkëpunimi midis dy vendeve në fushën e energjisë dhe mbështetja e Norvegjisë në përpjekjet e Shqipërisë për zhvillimin e qëndrueshëm jeshil, pasi Norvegjia është model në këtë drejtim”.

“Njoha homologun norvegjez me përpjekjet e kësaj maxhorance për pyllëzimin e vendit me drurë frutorë. Shqipëria është një vend ideal për drurët frutorë", tha Berisha.

Sipas kreut të qeverisë. Norvegjia ndihmon të gjitha vendet për pyllëzimin, si mënyrë për të luftuar ndryshimet klimatike në botë. "Norvegjia siguroi mbështetjen e saj për 2 projekte madhore që po zbaton qeveria shqiptare", tha Berisha.

(da.bo/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Mirëpresim Gazësjellësin TAP në Shqipëri Berisha: Reforma e inspektoriateve Berisha: NATO-ja na inspiron për reformat

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›