E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, zjarr në kabinën elektrike, panik tek nxënësit e ‘Cajupit’

TIRANË- Zjarri në një kabinë elektrike ka alarmuar nxënësit e shkollës së mesme ‘Cajupi’ në kryeqytet.

Kabina elektrike e zonës përreth që ndodhej brenda oborrit të shkollës ka shpërthyer si rezultat i mbingarkesës.

Një fakt të tillë e pohojnë punonjësit e CEZ-it, të cilët kanë mbërritur në vendgjarje. Ndërkohë dy makina zjarrëfikëse kanë neutralizuar flakët dhe tymin brenda gabine.

Ndërkohë, po punohet për riparimin e difektit të shkaktuar në mënyrë që të rikthehet energjia elektrike për banorët e zonës.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›