Komisioni i Ekonomisë, Fullani sërish Guvernator
Tiranë – Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka riemëruar për një mandat të dytë 7- vjeçar Ardian Fullanin si Guverantor të Bankës së Shqiperisë. Në këtë mënyrë ky komision ka miratuar dekretin e Presidentit të Republikës Bamir Topi.
Ky dekret është miratuar vetëm me votat e mazhorancës, sepse deputetët socialist e kanë kundërshtuar kandidaturën e Fullanit dhe nuk kanë votuar.
Ardian Fullani u propozua nga qeveria dhe më pas mori dhe dekretin e Presidentit Topi. Është guvernator i Bankës së Shqipërisë që në vitin 2004, i emëruar nga kryeministri Nano.
Shkrime të tjera me interes: