Gërdeci, Avokati i Ngjecit: Është i pafajshëm
Tiranë – Avokati i një nga 29 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, Sokol Ngjeci, ka kërkuar pafajsi për klientin e tij, me arsyen se nuk ka vrarë njeri. Gjatë seancës së sotme ku pas pretencës së prokurorëve pritej mbrojtja e avokatëve, avokati i specialistit të MEIKO- s e ka cilësuar kërkesën e prokurorisë për dënimin e tij me 23 vite burg si jo të drejtë. Sipas tij kjo e fundit nuk mund të provojë në ka ndodhur shpërthimi me dashje, dhe të thuhet se Ngjeci ka bërë vrasje me dashje. Ndërkohë prokuroria e ka akuzuar atë për vrasje për shkak të cilësive të veçanta të personit si dhe për shpërdorim detyre. Avokati për akuzën e dytë është shprehur se në kohën kur kë ndodhur shpërthimi i pandehuri nuk punonte për Ministrinë e Mbrojtjes, dhe sipas tij kjo akuzë bie poshtë..
Seanca e radhës është caktuar më 23 nëntor, ku pritet mbrojtja për 28 të pandehurit e tjerë.
Shkrime të tjera me interes: