Berisha: Mjekët më 2010, rritje page dhe vende të reja pune
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Të gjithë bluzat e bardha bashkë me pjesën tjetër të personelit mjekësor do të përfitojnë nga rritja e pagave dhe shpërblimeve në vitin 2010. Lajmi u tha dje nga vetë kryeministri i vendit Sali Berisha, ndërsa mori pjesë në ceremoninë ingaurimit të godinës së re të Fakultetit të Infermierisë në Tiranë. Për më tepër Berisha tha se aktualisht vendi ynë nuk plotëson numrin e mjekëve për frymë, duke lënë të nënkuptohej se do të hapen vende të reja pune. Sipas Berishës një reformim i thellë i sistemit shëndetësor do të sjellë cilësi në shërbimin që ju ofrohet qytetarëve. “Ne jemi të vendosur që të angazhojmë të gjitha burimet e nevojshme financiare, njerëzore dhe të tjera, në mënyrë që tu garantojmë qytetarëve shqiptarë shërbimin shëndetësor që ata meritojnë. Reforma e shëndetësisë, është një reformë jo e thjeshtë, është një reformë e vështirë, dhe ndoshta më e vështira, por reforma e shëndetësisë, është më jetikja dhe është detyrimi më madhor i çdo qeverie. Vetëm me një reformë të thellë, e cila duhet përfshijë të gjithë mekanizmin financiar, vendi do të mund të ketë shëndetësinë që duhet, kujdesin shëndetësor që është i detyruar tua ofrojë qytetarëve të tij. Unë kam besim të madh, se nivelin e lartë profesional që ju mjekët keni në fushat ku punoni, do ta shndërroni këto vite në një përpjekje të madhe të përbashkët për reformën tërësore, për shërbimet shëndetësore më cilësore, më të shpejta më të mira, që duhet tu garantojmë qytetarëve shqiptarë dhe për nxjerrjen e këtij sistemi tërësisht nga korrupsioni,” tha dje Berisha. Të ardhurat dytësore në buxhetin e vitit 2010, të cilat deri më tani iu janë lënë universiteteve, do tju lihen spitaleve, dhe përveç kësaj buxheti i shtetit, do të ketë rritjen e ndjeshme, për rritjen e rrogave, rritjen e pensioneve, rritjen e kapaciteve të fakulteteve të mjekësisë, krijimiin e një universiteti të Mjekësisë, pasi nevojat në këtë fushë, janë mjaft të mëdha, megjithë numrin e madh të studentëve dhe pedegogëve. “Lufta kundër korrupsionit në sistemin e shëndetësisë, është jetike dhe vendimtare, për ta vendosur bluzën e bardhë në piedestalin që ka patur dhe duhet të ketë në të gjitha kohërat. Qeveria duke patur parasysh sakrificën tuaj dhe rolin tuaj, në 4 vjet ka dyfishuar rrogat dhe unë ju garantoj ju se qëndrimi ynë ndaj rrogave dhe trajtimit tuaj dhe të mjekëve, do të jetë gjithnjë e më agresiv. Eshtë e domosdoshme që ju trajtoheni dhe të shpërbleheni për punën jashtëzakonisht të vështirë që keni, jashtëzakonisht delikate, për misionin e madh që ju përmbushni. Dekani me të drejtë kërkoi që tu lihen të ardhurat dytësore,” tha më tej Berisha. Gjithashtu Berisha është shprehur ndër të tjera se duhet punuar më tepër me Ministrinë e Shëndetësisë për të garantuar rajonizimin. “Aty ku ka qytetarë shqiptarë, duhet të ketë shërbim shëndetësor, duhet të ketë shërbim shëndetësor cilësor dhe unë e kuptoj që një mjek që punon në Kalanë e Dodës, që punon në Lekbibaj apo në Dukagjin, ka vështirësi 10 herë më të mëdha në kushtet e tregut, se një mjek që punon në Tiranë. Prandaj zoti ministër, duhet të përcaktojmë një shkallare pagash shumë tërheqëse, përndyshe do ta kemi shumë të vështirë ti themi atij të përmbushë detyrimet në zonat më të largëta dhe duhet ti përmbushi. Sikundër do të modernizojmë edhe më tej, flotiljen e helikopterëve dhe do të bëjmë çdo gjë të mundur, që sistemi i urgjencave të funksionojë në një vend të vogël, në njësi kohe sa më të shkurtër,” theksoi Berisha. Ministria e Shëndetësisë po punon dhe do të punojë për ngritjen e një sistemi të ri urgjencash në mbarë vendin, i cili do të mund tu japë ndihmën më të shpejë qytetarëve në nevojat e tyre shëndetësore.
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009