Ish-kreu i LSI, Ilir Dashi drejtori i ri në QSUT
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Ish-kreu i LSI për Tiranën, Ilir Dashi do të jetë në krye të Qëndrës Spitalore Universitare të Tiranës, (QSUT) qëndra me e madhe spitalore në vend. Prezantimi i tij u bë dje nga Ministri i Shëndetesisë Petrit Vasili. ”Jemi në një moment të ri për të provuar shanset e reja të menaxhimit dhe financimit dhe mendojmë se zoti Dashi do të përmbushë më së miri këtë mision”, është shprehur gjatë prezantimit Ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili. Ministri vlerësoi Dashin si figurën më të mirë për modelin e ri të menaxhimit. Ilir Dashi vjen në këtë detyrë duke zëvendësuar Gjeorgjina Kulin e emëruar në krye të QSUT-së nga ish-Ministrja Anila Godo. Ilir Dashi ka drejtuar degën e LSI-së Tiranë dhe së fundi drejtonte një kompani private. Drejtori i ri i qendrës më të madhe spitalore në vend është ekonomist në profesion, por që prej vitesh merret me biznes. Ilir Dashi ka ekskluzivitetin e kompanisë amerikane Orbit në Shqipëri dhe Kosovë.
CV-ja e Ilir Dashit
Lindur më 3 Maj 1956, në Tiranë, i martuar dhe baba i 2 fëmijëve.
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë (Ekonomi Politike) (1976-1980).
Kurse pasuniversitare për menaxhim, marketing, drejtim-organizim.
Përvoja e punës:
Organet e pushtetit qendror deri në vitin 1990.
Pedagog në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë.
Aktualisht, drejtor i "Orbit"
Ky lajm është publikuar: 06/11/2009