E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPhone 4S, shkarkon 3 herë më shumë të dhëna nga interneti

Përdoruesit e telefonave iPhone 4S shkarkojnë tre herë më shumë të dhëna se ata që përdorin iPhone 3GS tregon një studim i rrjetit Arieso. Për këtë gjë fajësohet programi Siri.

Ky program i cili përgjigjet për çdo pyetje të përdoruesit të iPhone 4S kërkon domosdoshmërish lidhje me internet që të funksionojë.

Për të vërtetuar nëse vërtet Siri ndikon në këtë gjë është bërë një provë. Në këtë test 30 ditorë, ku është vërejtur se përdorimi i Siri-t rrit përdorimin e të dhënave me 11MB për çdo muaj.

Nëse ky program përdoret më shpesh atëherë shkarkimi nga interneti mund të jetë edhe më i madh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›