E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Mosnjohja e zgjedhjeve nga Rama, më nderon

Kryeministri dhe kreu i PD-së , Sali Berisha në Kuvendin e Partisë Demokratike në Lezhë ka deklaruar se arritja më e madhe në karrierën e tij kanë qenë zgjedhjet e 28 qershorit. "Arritja më e madhe në karrierën time janë zgjedhjet. Ne ia dolëm të votonim me dinjitetin më të madh. Tashmë i lëmë shqiptarëve trashëgimi të shkëlqyer", pohoi Berisha. Ai tha se zgjedhjet e 28 qershorit janë të bekuara, pasi u firmosën nga opozita, nga 20 mijë komisionerë të PS-së.
Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar gjithashtu se mosnjohja e zgjedhjeve nga kreu i PS-së, Rama, e nderon. "Mosnjohja e zgjedhjeve nga Rama më nderon. I them Ramës kurrë mos i njih zgjedhjet. Ti ke llustruar bustet e Enverit tërë fëmijërinë. Ke të rrënjosur mendësinë e bllokmenit", shtoi kryeministri. Sipas Berishës, frymëzimi i Ramës është mafia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›