Dështon në katër plaçkitje për një ditë

Një gjerman i dekurajuar ka vendosur t'i dorëzohet policisë pasi kishte dështuar në katër plaçkitje brenda një dite të vetme.
24-vjeçari Ralf Lautenbach fillimisht ishte përpjekur të plaçkiste dy hotele, mirëpo ishte pikasur nga sigurimi i hoteleve dhe ia kishte mbathur.
Pas kësaj, ai ishte përpjekur të plaçkiste shërbimin lokal tatimor, mirëpo sërish kishte dështuar.
Në fund, ai ka bërë përpjekje të plaçkiste një fugon që transportonte paratë, por duke e ndjekur e kishte qëlluar me makinë nga prapa. Ai kishte arritur të dilte nga makina e tij, por nuk ka ikur nga policia por është dorëzuar.
"E kemi këshilluar që, pasi të dalë nga burgu, të merret me diçka tjetër", ka thënë një polic.