E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha-Mujezinovic Ngjarja me madhore per Bosnjen e Shqiperine heqja e vizave

Kryeministri Berisha- Mustafa Mujezinovic

Tirane 5 shkurt 2011 NOA- Kryeministri Berisha priti sot Kryeministrin e Federates se Bosnje Hercegovines zotin Mustafa Mujezinovic.

Ne kete aspekt heqja e vizave me Bashkimin Europian u vleresua nje ngjarje madhore ne historine e te te dyja vendeve. Ne 8211 u shpreh Kryeministri Berisha- po festojme nje arritje historike per te dy vendet por ne vecanti per vendin tim pasi Shqiperia ka perjetuar izolimin me te eger ne Evrope.

Kryeministri Mujezinovic falenderoi Kryeministrin Berisha per mbeshtetjen per realizimin e ketij eventi dhe i shprehu admirimin per nivelin e larte te artisteve shqiptare gjate performances se tyre ne Sarajeve ne 3 shkurt. Artistet tuaj 8211 tha Kryeministri Mujezinovic-jane te shkelqyer. Ata e promovuan vendin e tyre ne menyren me te mire. Te dy kryeministrat e konsideruan kete event si nje kapitull te ri edhe ne bashkepunimin kulturor midis dy vendeve duke shprehur bindjen se ky hap i rendesishem do te pasohet nga bashkepunime te tjera.

Gjate takimit u vleresuan marredheniet shume te mira midis dy vendeve si dhe u theksua se ekzistojne hapesira te medha per bashkepunim te frytshem ne fusha me interes reciprok ne ekonomi ne energjetike turizem etj..

Kryeministri Berisha i shprehu Kryeministrit Mujezinovic mbeshtetjen e plote te qeverise shqiptare per aspiraten e Bosnje Hervegovines per anetaresim ne NATO si dhe angazhimin per te bashkepunuar edhe ne realizimin e projektit te integrimit ne BE.

Kryeministri Berisha e njohu Kryeministrin Mujezinovic edhe me situaten e veshtire te krijuar si pasoje e perpjekjeve te liderit te opozites per te marre pushtetin me dhune.

Me tej Kryeministri Berisha tha se eshte i vendosur qe cdo gje te zgjidhet ne kuadrin e institucioneve dhe shtetit ligjor dhe se ne kete situate te veshtire vetem drejtesia e paanshme dhe e pavarur eshte dhe mbetet thelbesore per perfundimin dhe daljen nga kriza e shkaktuar nga grushti i shtetit i mbetur ne tentative i organizuar nga kryetari i opozites.

Kryeministri Mujezinovic duke uruar qe vendi ta kaloje kete situate theksoi se perdorimi dhe instrumentalizimi i dhunes per permbysjen e institucioneve legjitime jane te papranueshme ne demokraci.

Te dielen ne mbremje Kryeministri Berisha dhe Kryeministri Mujezinovic do te ndjekin koncertin gala te orkestres se Teatrit Shqiptar te Operes dhe Baletit dhe Filarmonise se Sarajeves koncert ky qe pason koncertin e dhene ne Bosnje-Hercegovine ne daten 3 shkurt.

Mustafa Mujezinovic ndodhet ne Tirane ne kuadrin e festimeve te perbashketa per liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian per te dy vendet.

a.y/NOA

TagsBerisha liberalizim Mujezinovic takim

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›