Burgaj:Dhuna në demostratë, e paralajmëruar
“Përpara demonstratës ka pasur informacione se do të kishte veprime të dhunshme”. Kjo ishte deklarata e dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ndërsa dëshmoi përpara Komisionit Hetimor Parlamentar për ngjarjet e 21 janarit. Ndërsa shumë forca policie u plagosën, Burgaj renditi në mënyrë kronologjike të gjithë ngjarjen e 21 janarit, ku mbeten të vrarë katër qytetarë.
Në vijim të dëshmisë, Burgaj theksoi:
“Nga mbledhja e informacioneve rezultoi se ishte si synim të sulmohej selia e Kuvendit. Ata do të sulmonin selinë e Kryeministrisë dhe pallatin ku banon kryeministri, gjithashtu do të sulmohej edhe selia e LSI-së”, tha Burgaj. Për këtë, ai theksoi se nga Shërbimi Informativ nuk është marrë asnjë informacion, kjo në lidhje me një datë përpara demostratës.
“Kemi kërkuar informacion nga SHISH dhe kemi marrë përgjigje se jemi të gatshëm për bashkëpunim dhe nëse do të kemi informacion do të bashkëpunojmë, por deri në datën 20 nuk kemi marrë asnjë informacion”, deklaroi Burgaj.
Ndër të tjera, Burgaj tha se ishte turma ajo që rreshtoi Kryeministrinë, dhe nga ora 13.00 deri në 14.00 protestuesit kanë lëvizur ndërmjet Ministrive drejt Kryeministrisë.
Më tej ai tha se u angazhuan 1670 punonjës policie për të mbarëvajtur këtë proces. Për këtë, kanë qënë Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të cilat nuk kanë reaguar, duke treguar profesionalitet, ndonëse dhuna u agravua duke lënë të plagosur një numër të lartë të efektivave të policisë.