Shkendija elektrike djeg nje banese ne Shkoder

SHKODR - Energjia elektrike ka shkaktuar zjarr ne nje apartament ne fshatin Oblike te komunes Ana e Malit ne Shkoder. Ka qene ora 0910 kur zjarri eshte shfaqur ne kuzhinen e hyrjes 1-1 ne pronesi te shtetasit Mirash Zefi ne katin e trete te nje prej pallateve te Oblikes. Zjarri eshte perhapur me shpejtesi ndersa familjaret te cilet ndodheshin aty kane mundur te dalin. Nje e moshuar nena e kryefamiljarit Zefi ka marre plage djegie ne duar teksa eshte perpjekur te ndihmoje te birin ne shuarjen e flakeve. Mirash Zefi tregon se sapo ishte zbritur poshte pallatit per te mbushur uje kur femijet qe i kishte lene ne gjume kane bertitur duke e lajmeruar per zjarrin. Jam ngjitur menjehere dhe kam nxjerre jashte femijet fqinjet kane lajmeruar zjarrfikeset dhe bashke me to jam perpjekur si te mundem te shuaj flaket. Zjarri eshte shfaqur tek kaloriferi mes dy divaneve dhe me nje shpejtesi te madhe eshte perhapur. Zjarrfikeset kane ardhur shpejt dhe nderhyrja e tyre ka qene vendimtare. Demi eshte i madh pasi eshte djegur gjithcka por shyqyr qe shpetuam sidomos nena e cila rrezikoi duke u perpjekur te ndihmonte ne shuarjen e flakeve. Ka marre plage ne duar por eshte jashte rrezikut. Shkaku ka qene nje shkendije elektrike tek priza e kaloriferit pastaj zjarri u perhap. Lokalizimi e shuarja e zjarrit ka bere qe ai te mos perhapej ne hyrjet e tjera te pallatit i cili ka rrjet elektrik te amortizuar pasi eshte ndertuar mbi 30 vjet me pare. Banoret shprehen se ata nuk kane mundesi ekonomike per te bere instalime te reja pasi jane banore te ardhur nga zonat e tjera ne kete fshat disa vite para 1990-s dhe pas ketij viti nuk kane perfituar toke.