Kreu i policise Rama nuk reagoi pas mesazhit tim por dhunuesit do hetohen

Hysni Burgaj Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit
Tirane 5 shkurt 2011 NOA- Update I kam cuar mesazh Edi Rames per te terhequr turmen por nuk pata asnje reagim deklaroi gjate raportimit te tij para Komisionit Hetimor Hysni Burgaj.
Me tej Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit tha se eshte ngritur padi per te gjithe ata qofte politikane apo demonstrues qe i parashikon ligji por lidhur me eksponente te Partise Socialiste qe sipas anetareve te komisionit kane nxitur dhunen ai tha se nuk jane marre masa te vecanta.
Por sipas tij kushdo qe do identifikohet si dhunues do hetohet.
Me tej ai tha se ne baze te informacioneve konfidenciale jane kapur eksponente te cilet do te kishin renduar me teper situaten.
Sipas tij pjesa me e madhe e tyre vinte nga Kopliku dhe Shkodra te organizuar ne grupe dhe nderkohe po vijojne hetimet per lidhjet mes tyre.
Me tej ai tha se eshte bere analiza e punes se policise gjate 21 janarit dhe sipas Burgaj Une e them me krenari policia ke qene ne nivelin me te larte te saj me levizjet taktike policore ne momente te caktuara.
Nder te tjera ai theksoi se Ne momentin qe kam marre informacionin per viktima kam marre ne telefon Prokuroren e Pergjithshme per ngritjen e trupit te hetimit te prokuroreve dhe jam informuar se shume shpejt ka mberritur ne vendngjarje trupi hetimor.
Gjithashtu Burgaj tha se Policia e Shtetit gjithnje ka qene bashkepunuese me prokurorine.
I pyetur nga komisioni lidhur me lejen e dhene per mbajtjen e tubimit Burgaj pranoi se per daten 21 janar ka patur mangesi.
Ai tha se Policia e Tiranes ka kerkuar numrin organizatoret dhe nje sere te dhenash te tjera te cilat nuk kane ardhur deri ne momentin e perfundimit te tij.
Pak minuta me pare kreu i Policise se Shtetit Hysni Burgaj mbylli rrefimin e tij para trupit te komisionit hetimor i cili u ngrit nga Parlamenti vetem dy dite pas demonstrates se 21 janarit por edhe pse kane kaluar rreth 10 dite nga ngritja e tij opozita bojkoton punimet.
a.y/NOA
TagsBurgaj mesazh padi rama