E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalet rryma edhe në Zvicër

Në gjithë Zvicrën reshjet e borës nuk kanë pushuar prej dy ditësh dhe parashihet që ato të vazhdojnë edhe më tutje.

Por, në Marbacheg të Zvicrës Qendrore, kantoni i Lucernit bora e madhe bashkë me erën e fortë, kanë bërë që të ndërpritet furnizimi me energji elektrike.

Siç njoftojnë përgjegjësit e centraleve elektrike të Zvicrës Qendrore në Lucern, një largpërçues i tensionit të lartë është dëmtuar rëndë nga rrëzimi i një pishe në regjionin Marbach Hüttliweid.

Kjo ka bërë që rreth 100 shtëpi e lokale si dhe teleferiku në këtë regjion të mbeten pa rrymë elektrike, transmeton albininfo.

Nga ana tjetër, bora e madhe dhe terreni i vështirë e bëjnë tepër të vështirë riparimin e largpërçuesit. Megjithatë, pritet që riparimi të kryhet sot, e shtunë. Kështu, teleferikët në terrenet e skijimit në Marbacheg llogariin të fillojnë me punë rreh orës 12./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›