Berisha: Ndryshoj edhe Kushtetutën për iminutetin
01/03/2012 Kryeministri garanton vijimin e reformave pavarësisht opozitës
Kryeministri Sali Berisha paralajmëron ndryshimin e Kushtetutës për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Në mbledhjen e djeshme të qeverisë ai njoftoi për ndihmesën e kërkuar nga Këshilli i Europës për nisjen nga puna për heqjen e imunitetit gjatë takimit që pati me drejtorin për reformën të Këshillit të Evropës, Gerard Stoudman. Kreu i qeverisë tha se e kishte garantuar zyrarin e Këshillit të Europës për gatishmërinë e qeverisë që ai kryeson për të votuar heqjen e imuniteteve, qoftë me ligjet organike, siç ka rekomanduar Komisioni i Venecies, qoftë me ndryshimin e Kushtetutës për imunitetet, siç kërkon opozita. “Rëndësi kryesore ka që zyrtarët shqiptarë - deputetë, gjykatës apo çfarëdo që të jenë - të mos kenë imunitet. Edi Rama mund të bllokojë heqjen e imunitetit, ndonëse dua të informoj shqiptarët se marrëveshja për heqjen e imuniteteve në Shqipëri është firmosur nga qeveria socialiste në vitin 2004. Por mëkatarët kanë frikë të heqin imunitetet. Ka frikë të heqë imunitetin vetëm ai që ka frikë nga vetja e tij. Ai kërkon mburojë”, - deklaroi Kryeministri. Lidhur me reformat që duhet të ndërmarrë vendi ynë në kuadër të integrimit, shefi i ekzekutivit akuzoi kryetarin e opozitës se ka zgjedhur politikën e bllokimit si moto të tijën. “Ka zgjedhur të përdorë ligjet dhe vendimet me tri të pestat për të bllokuar parlamentin. Por absolutisht, në çdo ditë që kalon, koha e tij në politikë shkurtohet dhe ai po përgatit disfatën më të thellë që ka njohur njeri gjatë 22 vjetve të fundit. Është e paimagjinueshme që të ngrihet njeriu në prag të javës së vendimeve dhe të shpallë se u bllokuan të gjitha ato që në njëfarë mënyre po ecnin. Por ai doli ashtu siç është, jo në atë foto, por në shpirt”, - deklaroi Berisha. Pavarësisht kësaj, Kryeministri tha se qeveria e tij do të vazhdojë reformat me përkushtim të madh, ndaj çdo detyrim që rrjedh nga obligimet e kërkesave të KE-së dhe që janë në tagrin e ministrive dhe agjencive, do të kenë përparësi absolute dhe jo vetëm ato të 12-ta. Ndërkohë Rama përgjigjen për sjelljen e tij bllokuese do ta marrë nga shqiptarët më 2013-n. “Natyrisht, aty ku zoti Rama i thur himne Serbisë se e mori dhe s’e mori Shqipëria, sepse zoti Rama bllokon vetë, ne këtë çështje do t’ua lëmë shqiptarëve ta zgjidhin. Siç i dhanë një përgjigje më 8 maj, do t’i japin edhe në qershor të vitit të ardhshëm dhe do të ndahen një herë e përgjithmonë nga kultura e bllokimit të bllokmenëve të rinj, ose antikultura”, - vijoi numri një i qeverisë shqiptare.
Dixhitalizimi
Pas aplikimit për herë të parë në historinë e vendit të provimit të shtetit, dixhital, Kryeministri kërkoi që të bëhet gjithçka nga Ministria e Arsimit për shtrirjen dhe ridimensionimin më të madh të provimeve dixhitale në sistemin tonë arsimor. Konkretisht dekanët dhe rektorët të instalojnë këtë praktikë në fakultetet dhe degët që ata drejtojnë.
Zhbunkerizimi
Në mbledhjen e qeverisë Kryeministri Berisha kërkoi që të fillojë sa më parë procesi i zhbunkerizimit të vendit. Ky proces, nëpërmjet përcaktimit të qartë të bazës ligjore, do t’u ngarkohet autoriteteve vendore, në mënyrë që ata vetë të përshtatin praktikat që u duken më të mundshmet për realizimin e tij.
Kreu i qeverisë kërkon përfundimin në kohë të pengesave ligjore
“Dëmshpërblimi të nisë shpërndarja e këstit të dytë pas 20 marsit”
Ervin Koçi
Shpërndarja e këstit të dytë për dëmshpërblimet e të përndjekurve politikë ka gjasa të nisë pas tri javëve. Kryeministri Berisha porositi dje ministrat e kabinetit të tij qeveritar që të zgjidhin çdo pengesë ligjore me qëllim të t’i hapet rrugë shpërndarjes së fondit. Ai tha se ka pasur një vonesë, e cila është e diktuar nga amendimet e reja të ligjit për dëmshpërblimet, por kjo vonesë duhet të kapërcehet dhe Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë marrë masat që kjo të realizohet nëpërmjet miratimit të disa vendimeve. “Një çështje tjetër e rëndësishme është ajo e këstit të dytë që duhet të lëvrohet për të përndjekurit politikë. Ka pasur një vonesë, e cila është e diktuar nga amendimet e reja të ligjit për dëmshpërblimet, por kjo vonesë duhet të kapërcehet dhe Ministria e Drejtësisë dhe ajo e Financave kanë marrë masat që kjo pengesë të kapërcehet nëpërmjet dy-tri vendimeve që duhet të miratohen detyrimisht për të kapërcyer pengesën ligjore të krijuar nga amendimet e fundit të ligjit”, - tha Berisha. Kryeministri kërkoi që kjo çështje të zgjidhet brenda datës 20 mars. “Është e domosdoshme që deri më 20 mars të jetë zgjidhur çdo pengesë ligjore dhe të fillojë lëvrimi i këstit të dytë, sepse ky këst është i shumëpritur nga të përndjekurit dhe natyrisht plotësisht i merituar. Amendimet imponojnë jo vetëm një shtim substancial të numrit, por mbi të gjitha imponojnë lëvrime për një moshë të caktuar, shumë më të mëdha sesa parashikohej për këstet në ligjin e mëparshëm”, - tha Berisha. Ai premtoi se qeveria do të bëjë gjithçka që amendimet të bëhen efektive sa më shpejt.
Birësimet
Ndryshimet parashikojnë që në kategorinë e pasardhësve të ish-të dënuarit politik përfshihen edhe fëmijët e tij që janë dhënë në birësim para, gjatë dhe pas periudhës së vuajtjes së dënimit të padrejtë, në rastet kur provojnë dhënien në birësim nga ish-i dënuari politik.
Këstet
Duke vlerësuar rrethanat e veçanta të një kategorie të ish-të dënuarve politikë, parashikohet që përjashtimisht nga rregullat e përcaktuara në ligj që ish-të dënuarit politik të mbetur gjallë, me moshë mbi 85 vjeç, i jepet dëmshpërblimi në dy këste proporcionale.