Lezhë, Berisha: Sot nderojmë bashkimin kombëtar
Lezha përkujton sot 568-vjetorin e Kuvendit të Lezhës me një serë aktivitetesh, si një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Ceremonia festive ka nisur në Obelisk, ku në shenjë simbolike është ngrituar edhe flamuri kombëtar si dhe është ndezur edhe Flakadan-i i Jubileut.
Në fjalën e tij kryeministri Berisha theksoi se sot është një nga ditët më të veçanta pasi Skëndërbeu dhe fisnikët shqiptarë vendosën në këtë qytet të krijonin shtetin e tyre.
“Ne sot nderojmë Kuvendin e Lezhës të cilët shqiptarët do ta titullonin më pas si “Besëlidhja e Lezhës”, akt në të cilin burrat e këtij vendi vendosën të përballen me superfuqinë e kohës dhe të qëndrojnë të pamposhtur duke u bërë burim frymëzimi për popujt e tjerë të Europës dhe të botës. Sot ne nderojmë shpirtin e bashkimit kombëtar, 568 vjet më parë në këtë qytet lindi parimi i përjetësisë së shqiptarëve, i bashkimit të tyre “Një komb një qëndrim” theksoi Berisha.
Në fjalën e tij, kreu i Bashkisë, Vikto Tushe tha se kjo datë jeton e gjallë në të gjithe mendjet e shqiptarëve. "Lezha hyri në historinë e kombit pasi në këtë vend u shkrua historia e lavdishme e kombit tonë" theksoi Tushe.
Më 2-Mars të vitit 1444 Gjergj Kastrioti Skënderbeu zgjodhi këtë qytet për të bërë të mundur bashkimin e gjithë princave shqiptar, si një vend i garantuar dhe i besës.
vijon...