Berisha: Në 17 nëntor nisim protestat para Kryeministrisë

Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se 17 nëntori do të jetë dita e fillimit të protestave të opozitës para Kryeministrisë.
Berisha theksoi se Partia Demokratike do të nisë analizë të thellë në lidhje me gjendjen e rendit në vend dhe zgjedhjeve.
“Ditë e hënë do jetë dita e fillimit të parlamentit para Kryeministrisë të qytetarëve dhe parlamentarëve. PD ndërmerr tani një fillim të ri, një analizë të plotë, të gjendjes në vend, të situatës, zgjedhjeve dhe ecën në bindjen më të thellë se diktatura autoritare e Edi Ramës, ka vetëm një rrugë: Protestë, protestë dhe vetëm protestë”, deklaroi Berisha.
Ky i fundit paralajmëroi se opozita do të kërkojë gjithashtu dorëheqjen e Ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiu.
“Sigurisht që opozita do kërkojë, dorëheqjen Pirro Vengut. Natyrisht ne do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore. Ne do kërkojmë largimin e saj”, tha Berisha.
/rtsh.al/