Rama takim me ambasadorët e BE-së në Kryeministri, fokusi te progres-raporti për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të mërkurë, 12 nëntor, një takim me të gjithë ambasadorët e Bashkimit Europian në vendin tonë, në Kryeministri.
Në takim morën pjesë edhe ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, dhe Adea Pirdeni, Ministre e Shtetit për Administratën Publike.
Diskutimet u fokusuan kryesisht tek Raporti i Progresit i Komisionit Europian për vitin 2025 për Shqipërinë, duke analizuar hapat e ndërmarrë nga qeveria dhe sfidat që kanë mbetur përpara vendit drejt integrimit europian.
“Sot me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të ardhur edhe nga kryeqytetet fqinje për bashkëbisedimin e përvitshëm pas daljes së Raportit të Progresit të BE për Shqipërinë”, shkruan kryeministri Rama në një postim, ku shpërndau edhe pamje nga takimi.
Në progres-raportin për Shqipërinë, Komisioni Europian vlerësoi progresin e bërë në procesin e anëtarësimit dhe zbatimin e detyrimeve të vendit që vijnë nga Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit.
Gjithashtu raporti vlerëson edhe njehsimin e politikës së jashtme të Shqipërisë me atë të BE-së.
View this post on Instagram
/rtsh.al/