E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Ne 2009, zgjedhje me karta dhe pasaporta biometrike

TIRANE - Kryeministri Berisha deklaroi dje se ne zgjedhjet parlamentare te vitit te ardhshem, qytetaret do te shkojne me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Kjo deklarate erdhi gjate mbledhjes se qeverise, ku u miratua edhe kontrata me kompanine "Sagem" per prodhimin e leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike. Nisur nga miratimi i kesaj kontrate, kreu i qeverise ftoi opoziten te miratonte kontraten, e cila pritet te kaloje se shpejti ne Kuvend. Sipas Berishes, ishte pozitiv fakti se pas refuzimeve te fillimit, perfaqesuesit e opozites kane marr dokumentacionin e kontrates dhe po e shqyrtojne ate. "Shpresoj qe opozita, duke pasur parasysh transparencen e plote e totale te ketij procesi, te mos rreshtohet mbrapa interesave te ngushta klienteliste, por ta mbeshtese ate. Kundershtimi i projekteve te medha per vendin nuk eshte nje zgjidhje e goditur", beri dje thirrje Berisha per opoziten. Por, sipas tij, perfaqesuesit e opozites ndonese ishin 8 vjet ne pushtet, nuk arriten dot te benin realitet pajisjen e qytetareve me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Duke prezantuar kontraten e miratuar dje, ne qeveri, Kryeministri Berisha theksoi se dokumentet e reja jane te shumepritura dhe te domosdoshme per qytetaret shqiptare, me rendesi kombetare dhe nderkombetare. Sipas tij, fillimisht me keto dokumente shqiptaret mund te bejne zgjedhje te lira e te ndershme me infrastrukturen me te mire, te barabarte me ate te vendeve evropiane. "Karta e identitetit, pasaporta biometrike, regjistri elektronik i gjendjes civile dhe listat elektronike te zgjedhesve perbejne vertet nje infrastrukture te pashembullt me pare per zgjedhjet e ardhshme", deklaroi Berisha. Po keshtu, sipas kreut te qeverise, kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike kishin nje rendesi te madhe edhe per levizjen e lire te qytetareve shqiptare neper Evrope. " Kjo kontrate ka nje rendesi te madhe sigurie. Pajisja e qytetareve shqiptare me keto dokumente ka rendesi te madhe edhe per liberalizimin e vizave", deklaroi Berisha. Sipas tij, me perfundimin e regjistrit elektronik te gjendjes civile, procesi i leshimit te leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike do te behet mbi bazen me te sigurt te te dhenave. Kryeministri shprehu vleresimin se procesi transparent i tenderit perzgjodhi si fitues, me oferten me te mire, kompanine "Sagem", nje nder kompanite me te njohura ne Evrope per prodhimin e dokumenteve te tilla.

F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›