Shkollat e mesme, tani gjimnaze

Ato qe deri tani jane quajtur shkolla te mesme te pergjithshme (SHMP) duke filluar nga viti shkollor 2008-2009, do te kene emertim tjeter. Keshtu, Keshilli i Arsimit ka vendosur qe ato te quhen thjesht gjimnaze. Legjitimimi i ketij emertimi do te beje qe edhe ne logot e shkollave, edhe ne vulat e tyre, apo edhe ne deftesa, para emrit te institucionit arsimor ne fjale, te shenohet edhe fjala "gjimnaz". Ndryshime do te pesoje edhe emertimi arsimit 9-vjecar. Keshtu, sipas vendimit te Keshillit te Ministrave, ai nuk do te quhet me "arsim i detyrueshem", por "arsim baze". Megjithate, kjo nuk do te thote aspak se ai nuk do te jete me detyrim, sepse neni 4 i vendimit te djeshem percakton se ai eshte i detyrueshem dhe i njesuar.
Ndryshimet
Ligji "Per Sistemin arsimor parauniversitar", ka pesuar dje ndryshime rrenjesore. Nuk behet fjale vetem per ndryshimet ne emertime, por edhe ne menyren e te funksionuarit. Per sa i perket ndryshimit ne kontekstin e pare, kudo ne ligjin "Per Sistemin arsimor parauniversitar" fjalet "arsim i detyruar" zevendesohen me "arsim baze". Gjithashtu, kudo ne ligjin e lartpermendur, fjalet "shkollat e mesme te pergjithshme", zevendesohen me "gjimnaze". Ndersa fjalia e pare, e nenit 8 te ligjin ne fjale, shnderrohet ne "Te gjithe femijet e moshes 6-vjecare ne Republiken e Shqiperise duhet te fillojne arsimin baze, i cili zgjat jo me pak se 9 vjet". Keshilli i Ministrave vendosi dje qe te saktesoje disa pika, duke qene se ndryshon emertimi i llojit te sistemit 9-vjecar dhe mund te sjelle keqkuptime. Keshtu, vendimi sanksionon se arsimi baze eshte arsimi i detyruar dhe i njesuar. Vecse sistemit te meparshem, i cili zgjaste 8 vjet, t'i shtohet edhe nje vit tjeter shkollor. Pra, 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare te ketij vendimi, hyn ne fuqi sistemi 9-vjecar real ne Republiken e Shqiperise. Deri tani ne fakt eshte quajtur arsim 9-vjecar, por kjo ka mbetur vetem ne kuadrin e fjaleve, sepse ne te vertete arsimi i detyrueshem zgjaste vetem 8 vjet. Pas kesaj, nxenesit jepnin provimet e lirimit dhe hynin ne vitin e pare te shkolles se mesme.
Gjimnazet, ose ish-shkollat e mesme te pergjithshme (ashtu sic do te quhen edhe vetem per disa dite), do te kene nje kohezgjatje prej 3 vjetesh. Kjo u vendos dje nga Keshilli i Ministrave. Ne kete menyre, sistemi arsimit parauniversitar ne Republiken e Shqiperise do te funksionoje sipas skemes 5+4+3, ku 5 eshte numri i viteve per arsimin fillor, 4 per arsimin baze dhe 3 vjet per arsimin e mesem. Ndersa deri tani ka funksionuar sipas skemes 4+4+4 (4 arsimi fillor, 4 baze, dhe 4 i mesem). Keto ndryshime do te shoqerohen edhe me nje sere "pasojash" te tjera. Duke filluar qe nga kurrikula, e cila duhet te filloje te ndryshohet pothuaj teresisht, e deri te menyra se si do te behet pranimi i tyre ne shkolle te mesme. Sipas burimeve nga Ministria e Arsimit, duke qene se viti i pare i shkolles se mesme konvertohet ne klasen e nente te arsimit te detyrueshem, lypset qe te ndryshoje dicka ne tekstet shkollore. Gjithashtu, pritet qe te ndryshoje komplet struktura e provimeve te lirimit. Ato do te behen te ngjashem me provimet e Matures Shteterore per nga hartimi, skema e pyetjeve te testit me alternativa apo zhvillim etj. Madje, edhe testet e nje shkolle pritet qe te korrigjohen nga mesuesit e nje shkolle tjeter, per ta bere kete proces sa me te drejte.
Rreth 15 dite pas botimit ne Fletoren Zyrtare te vendimit te djeshem, do te mund te hyje ne fuqi ndryshimi i emertimit te shkollave, si dhe ndryshimi i sistemit arsimor parauniversitar nga 8-vjecar, ne 9-vjecar.
Ndryshimet nga "arsim i detyrueshem" ne "arsim baze", ne pamje te pare shkaktojne keqkuptime. Por, Keshilli i Ministrave ka vendosur ta "korrigjoje", duke sanksionuar se ai eshte me detyrim dhe i njesuar
Arsimi profesional, 2-vjecari i specializimit, do te reduktohet ne 1 vit
Duket se ndryshimet ne sistemin arsimor parauniversitar do te reflektohen edhe ne shkollat teknike 5-vjecare. Sipas burimeve nga Drejtoria Arsimore e Tiranes, lypset te behet nje ndryshim, per faktin se i bie qe shkollat profesionale te zgjasin 14 vite shkollore. Pra, nese ato deri tani kane funksionuar sipas skemes "4+4+3+2", pritet qe te behet nje ndryshim, me shtimin e nje viti ne arsimin baze. Keshtu, specialisti i Drejtorise Arsimore te Tiranes, Muhamet Mesi, shprehet se ende nuk eshte saktesuar perfundimisht, porse mendohet qe specializimi 2-vjecar te reduktohet ne nje vit. Pra, shkollat e mesme profesionale te funksionojne sipas nje skeme te re "5+4+3+1". Vetem ne kete menyre atyre nuk do t'u zgjaste shkolla 2 vjet me teper se bashkemoshataret e tyre, qe mesojne neper gjimnaze. Ndryshimi i sistemit arsimor pritet qe te kete pasoja te kategoria e nxenesve qe rezultojne mbetes. Keshtu, te gjithe nxenesit qe sivjet nuk shpallen kalues ne provimet e lirimit, do ta vazhdojne klasen e nente ne shtator dhe do t'i japin keto provime bashke me brezin e pare te 9-vjecares, pra vitin qe vjen. Udhezimi u jep shpresa edhe nxenesve te klases se tete qe nuk jane shpallur kalues vjet ne provimet e lirimit. Ata mund te vazhdojne klasen e nente vitin e ardhshem. Gjithashtu nje ndryshim tjeter ka lidhje po me mbetesit. Nese Te gjithe nxenesit qe shpallen pakalues dy here rresht ne provimet e lirimit te 9-vjecares. "Nxenesit qe do te rezultojne mbetes ne perfundim te vitit shkollor 2007-2008, ose ne sesionin e dyte te riprovimeve, shlyejne me provim lendet e mbetura te klases se 9-te", thote udhezimi, i cili shton se "nxenesit, te cilet serish do te rezultojne mbetes, mund te kalojne per te kryer shkollen e mesme ne sistemin e shkollave me kohe te shkurtuar".