Berisha Ne 23 qershor do te leme Ramen me testamentin e eterve te tij

“Të trokasim të gjithë së bashku në çdo zemër shqiptare me qëllim që të mbledhim çdo vote, duke kthyer në skenë fitoren tonë si në ‘92, një fitore plebishitare”. Kjo ishte thirrja e drejtuar për të rinjtë demokratë nga ana e Kryeministrit, Sali Berisha.
I pranishëm në ceremoninë e anëtarësimit të 3 mijë të rinjve në Partinë Demokratike dega Durrës, kreu i mazhorancës, pas mesazheve përshëndetëse për të gjithë ata të rinj që zgjodhën të jenë pjesë e kësaj force politike, anonçoi dhe nismën më të fundit që pritet të ndërmarrë ekzekutivi për tu ardhur në ndihmë kësaj kategorie.
“Qeveria vendos së shpejti që të përballojë shpenzimet, kontributet sociale, sigurimet shoqërore, për çdo të rinj për tre vjet me radhë për çdo sipërmarrje. Ndaj ftoj sipërmarrësit të investojnë në fusha të ndryshme, pasi vendi ynë ofron potenciale të shumta”, vuri në dukje Berisha.
Njëkohësisht, Kryeministri parashtroi para të rinjve të pranishëm në këtë ceremoni dhe arsyet se përse votuesit shqiptarë duhet të mbështesin PD.
“23 qershori është festa e madhe e lirive, e fitores sonë të thellë, e ndryshimit të madh, e Shqipërisë së zhvilluar dhe evropiane. Me 23 qershor ne votojmë për veten tonë, për ndryshimet e katër viteve që vijnë, për Shqipërinë e zhvilluar dhe evropiane. Me votën tonë ne shembim murin e bllokimit do të lemë Ramën me testamentin e etërve të tij, të ecim drejt BE”, deklaroi Berisha, gjatë fjalës së tij.