Berisha Ne 23 qershor vote per bashkimin vote per Europen
Partia Demokratike feston sot 22 vjetorin e themelimit të saj. Përmes një ceremonie në Pallatin e Kongreseve kjo parti ka mbledhur përfaqësues, protagonistë, anëtarë, e mbështetës të saj.
Në çelje të kësaj ceremonie, përpos himnit kombëtar, u përcollën mesazhet e zyrtarëve të lartë të kampit blu, duke nderuar një ditë të tillë.
Konkretisht, nëpërmjet një video mesazhi, themelues të partisë si Ridvan Bode, Jozefina Topalli, Astrit Patozi falënderuan dhe uruan ditën e vecantë për demokratët.
Por nuk mund të mos ishte prezent një historik i trajtuar në formën e një dokumentari të të gjithë ecurisë ndër vitë te PD-së, që nga themelimi i saj.
Berisha: PD u themelua si parti e shpresave të qytetarëve
“Vijmë sot në 22 vjetorin e themelimit të PD si forca politike më e fusishme në europën ish komuniste. Festojmë në këtë 22 vjetor si forca me e fuqishme e vendit, si forca lomokotivë e proceseve të zhvillimit. Por mbi të gjitha vijmë si forca politike e besimit më të madh, më masiv të të rinjve shqiptarë”.
Kështu u shpreh Kryeministri Berisha në përshëndetjen e tij në këtë ceremoni festive për 22 vjetorin e themelimit të kësaj partie.
Sipas tij, pas 28 nëntorit të vitit 1912, themelimi i PD-së do të përbënte ngjarjen më historike të kombit shqiptar.
“Pas 28 Nëntorit 1912, themelimi i PD-së, rilindja e lirive dhe të drejtave tona do të përbënte ngjarjen më të rëndësishme historike në jetën e kombit shqiptar. Shqipëria në vitin vitin 1990 hyri në vitin zero të ekzistencës së saj, por ajo do dilte nga ai vit i mrekulluar. Në dhjetor të vitit 1990 shqiptarët përjetuan një ringjallje të kurajës, guximit të shpresës, trimërisë dhe vendosmërisë së tyre. Të rinj me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdari do të ngriheshin në një betejë që kronistët e kohës e krahasuan me betejën e Davidit. Gjunjëzuan diktaturën komuniste më te egër në Evropë dhe themeluan PD të Shqipërisë. Azem ti je gjallë. Ndaj ne sot festojmë sëbashku jo thjeshtë ditën e themelimit të një partie, por ditëlindjen tonë të dytë, të lirive tona, të shpresave dhe të ardhmes tonë”, nënvizoi lideri demokrat.
Në vlerësimin e kreut të mazhorancës qeverisëse, PD u themelua si parti e idealit më fisnik të njeriut, të lirisë.
“PD u themelua si parti e vokacionit perëndimor të kombit shqiptar dhe integrimit europian të vendit. Ajo u themelua si parti e interesit kombëtar të shqiptarëve. Në 100 vjetorin e Pavarësisë bëhet gjithnjë e më e madhe vepra e atyre që themeluan në 22 dhjetor PD. Por mbi të gjitha shkëlqen më shumë se kurrë, mundi djersa, vizioni, puna krijuese, gjenia krijuese e qytetarit shqiptar, e të rinjve që me guxim të madh përmbysën në 22 mars dikataturën hoxhiste, dhe shndëruan Shqipërinë në vendin e lirive dhe të drejtave njerëzore. Zotohem para jush se PD do të mbetet për jetë të jeteve partia e të drejtave dhe idaleve tuja”, vuri në dukje Berisha.
Berisha: Motoja e PD “Ne flasim me vepra” Progresi i vendit nën qeverisjen e PD-së ishte një tjetër moment të të cilin u ndal gjerësisht Kryeministri. Madje në këtë kontekst, shefi lideri demokrat shprehu bindjen se mandati i ardhshëm do të jetë mandati i Shqipërsisë së zhvilluar dhe se vota e 23 qershorit votë për bashkimin, votë për Eropën. “Ne jemi ndryshimi, sepse vetëm dy vitet e fundit vendin tonë e vizituan mbi 8 milionë turistë nga mbarë bota, më shumë se në të gjitha kohërat. Jemi të vendosur që Shqipëria të jetë në krye të listës së destinacioneve më të pëlqyera të botës. Ne jemi ndryshimi se 22 vjet më partë ndamë historinë, ndamë epokat, Shqipërinë nga vendin më i izoluar të globit e bëmë anëtare të NATOS, bëmë që shqiptarët të lëvizin lirshëm. Ne që shembën murin e Berlinit, ne që përmbysëm bunkerët e izolimit do shembim edhe murin e bllokimit me votën e 23 qershorit, është vota e integrimit, është vota e së ardhmes, është votë për bashkimin, votë për Eropën”, u shpreh Berisha.