E Shtunë, 31 Tetor 2026

Chavez ne Kube per operacionin

Tashmë po kurohet në Kubë. Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez do të operohet për herë të katërt nga kanceri.
Sëmundja e tij u zbulua para një viti e gjysëm, dhe që atëherë lideri venezuelian ia ka besuar shëndetin e tij mjekëve të Kubës. Në aeroportin e Havanës ai është pritur nga lideri kuban Raul Kastro.
Para se të nisej Chavez i ka dorëzuar në mënyrë simbolike postin e presidentit të vendit, Nikolas Maduro, ministrit të jashtëm dhe zëvendës president. Maduro, 50 vjecar, ka qenë shofer autobusi dhe sindikalist. E nëse Chavez ka thënë se po e dorëzonte pushtetin në duar të sigurta, Maduro ka deklaruar se besnikëria ndaj presidentit Venezuelian do të vazhdonte dhe në jetën e përtejme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›