E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Në 4 vite investimet e huaja janë rritur me 316%

Kreu i qeverisë ka zhvilluar sot një takim me Steve Chabot, anëtarë i Kongresit në SHBA. Kryeministri Sali Berisha pasi ka falënderuar Chabot për mbështetjen e vazhdueshme të vendit të tij ndaj Shqipërisë ka nënvizuar se i mbeten mirënjohëse SHBA-së për pavarësinë dhe anëtarësimin në NATO.

Nga ana e tij Chabot shprehur mirënjohje për kontributin që Shqipëria ka dhënë në misionet paqësore ndërkombëtare. Berisha duke i paraqitur kongresmenit zhvillimet e fundit në Shqipëri ka theksuar si arritje të rëndësishme  ndërtimin e 9 mijë kilometrave rrugë të reja, rritjen me 316 % të investimeve të huaja në hark kohor 4 vjeçar, mbi dhjetëfishimin  e numrit të turistëve që vizitojnë tashmë Shqipërinë,  krahasuar me vitin 2004,  etj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›