Berisha: Në Afganistan, sa të jetë SHBA

Berisha me gjeneral Gjunkshin në Afganistan
Kryeministri përfundon vizitën sekrete në Afganistan. Takon trupat tona në Kabul, Kandahar dhe Herat.
Po punojmë me opozitën në Kuvend për të marrë statusin kandidat
Kryeministri Sali Berisha u kthye dje në Shqipëri pas një vizite sekrete dyditore në Afganistan. Vetëm pas mbërritjes në Tiranë, zyra e shtypit e Kryeministrisë hodhi në faqen zyrtare njoftimet mbi aktivitetin e kreut të qeverisë në Kabul, Kandahar dhe Herat.
Fillimisht Berisha, i shoqëruar edhe nga shefi i Shtabit, Xhemal Gjunkshi, u takua me 32 ushtarakët tanë në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, ku konfirmoi edhe një herë se trupat tona do të qëndrojnë në zonën e luftës, deri sa të qëndrojnë ato amerikane. Ne do të qëndrojmë këtu, deri sa të qëndrojnë Shtetet e Bashkuara. Është në meritën e Forcave tona të Armatosura, në meritën tuaj, që ju ndodheni këtu, në të gjitha formacionet, në komanda, në OMTL, në ekipe shëndetësore, por edhe në rol ushtarak e në të gjitha rolet e tjera. Ne do ta vazhdojmë këtë mision dhe llogarisim që në rast se do të ketë zvogëlime, do të ketë role më të rëndësishme, pra, do të ketë një riorientim të forcave tona, gjersa ISAF, NATO dhe SHBA-të të vendosin për tu larguar nga Afganistani, u shpreh Kryeministri gjatë takimit me trupat shqiptare. Duke u ndalur në zhvillimet në Shqipëri, Berisha tha se Tirana pret të marrë statusin e vendit kandidat në muajin tetor, kur të publikohet edhe progres-raporti. Sipas tij, maxhoranca dhe opozita tashmë po punojnë. Anëtarësia në BE kalon në një

Berisha takohet me trupat shqiptare në Kabul
tërësi standardesh, normash e praktikash që kanë një qëllim të vetëm, ti bëjë më të lirë, më të mëkëmbur e më të sigurt qytetarët shqiptarë. Ndaj ne po i ndjekim ato me vendosmëri të madhe. Po punohet në Parlament. Problemet që kanë ekzistuar, kanë marrë tani një zgjidhje dhe punohet normalisht, si në çdo Parlament të një vendi pluralist. Ne jemi optimistë të përmbushim detyrimet që janë interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë. Ato nuk janë detyrime apo tagra që rëndojnë, përkundrazi, veçse konsolidojnë të ardhmen dhe europianizimin e mëtejshëm të vendit, tha Berisha. Duke u ndalur në incidentin e dy muajve më parë, kur humbi jetën kapiten Feti Vogli, kreu i qeverisë tha: Para 60 ditësh, ne humbën një njeri të mrekullueshëm, një oficer të shkëlqyer. Natyrisht, këtu është betejë, por mënyra sesi është sjellë njësia jonë në Spin Buldok, në Kandahar, është jashtëzakonisht dinjitoze dhe këto qëndrime kanë pasur vlerësimin më të lartë. Unë do të takoj njësinë tonë në Kandahar, do të fluturoj edhe mbi vendin ku ra kapiten Feti Vogli. Familja e tij do të donte shumë të ishte me mua, por kjo do të ishte e pamundur. Kështu që në këtë rast, unë po përfaqësoj aty jo vetëm qeverinë shqiptare, por edhe prindërit, bashkëshorten, familjen Vogli. Në ditën e dytë të qëndrimit në Afganistan, Berisha u takua edhe me trupat tona në Kandahar dhe Herat.
Kandahari
Duke folur në Kandahar, ku u vra edhe kapiten Feti Vogli, Berisha tha se ai ishte atje së bashku me ju, të ndihmonte autoritetet civile për të rindërtuar një shkollë për fëmijët e fshatit, në Rabat. Dikush e goditi atë nga mbrapa. Një armik i infiltruar në Policinë Afgane kreu këtë krim, por reagimi juaj ishte për tu admiruar, ishte reagimi më kompetent nga pikëpamja ushtarake, më human dhe i qytetëruar.
Afganistani, nevojë jetike për ne
Uroj ta përmbushni me faqe të bardhë misionin, të ktheheni shëndoshë e mirë në Shqipëri dhe secili prej jush, gjatë gjithë jetës do të ketë në memorie e do të krenohet me kontributin që dha për këtë vend. Ky vend ka pasur nevojë jetike për ju, ka pasur nevojë jetike për të gjitha forcat e Aleancës së Atlantikut të Veriut që ndodhen sot këtu. Nga ky udhëtim i shkurtër, mësoj se progresi është i pashmangshëm, u shpreh kreu i qeverisë në Herat.
Allen: Shqipëria, rol në Afganistan

Takimi me gjeneral John R Allen
Në takimin me Kryeministrin Berisha, komandanti i Forcave Amerikane në Afganistan, gjenerali John R Allen, tha: Ishte kënaqësia ime që vite më parë, në vitin 95, vizitova Shqipërinë dhe dëgjova Kryeministrin mbi historinë e shkëlqyer të progresit të Shqipërisë dhe për anëtarësimin në NATO, dhe tani si anëtare e NATO-s ka një rol jetësor në forcat ndërkombëtare të asistencës, në forcat e NATO-s këtu, në Afganistan.
ADI SHKEMBI