E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neas: Çekia mbështet Shqipërinë për integrimin në BE

Kryeministri çek, Petr Neas

Çekia mbështet perspektivën europiane të Shqipërisë dhe intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe, sidomos në aspektin ekonomik.

Në konferencën e përbashkët të shtypit, mbajtur pas takimit dypalësh, kryeministri çek,  Petr Neas, theksoi se vendi i tij mbështet projektin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe marrëdhëniet e mira dypalëshe në fushat e arsimit,  kulturës dhe mbi të gjitha ekonomisë.

Bashkë me mua janë sot 15 përfaqësues të kompanive çeke që kanë interes për bashkëpunimin ekonomik, çështje kyçe mbeten investimet në energjetikë dhe miniera.  Industria çeke është sektor i zhvilluar dhe një fushë ku mund të investohet janë transporti dhe hekurudhat. Kompanitë çeke mund të ofrojnë produktet e tyre në fushën e turizmit, tha Neas.

Ndërsa kryeministri Berisha u shpreh se qeveria do të bëjë gjithçka që investimet çeke në vendin tonë të kthehen në histori suksesi.

Kryeministri çek, vizitë në Shqipëri  

Kryeministri çek, Çeke Petr Neas, ndodhet për një vizitë zyrtare në Shqipëri, me ftesë të kryeministrit Berisha.

Kreu i qeverisë shqiptare do të shtrojë sot një drekë zyrtare për nder të Kryeministrit Neas dhe delegacionit që e shoqëron.

Ne vijim, Kryeministri Neas do të pritet në një takim, nga Presidenti i Republikës, zoti Bamir Topi, si dhe do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin Berisha, në ceremoninë e mbylljes së Forumit ekonomik çeko-shqiptar. Në prani të tyre do të firmoset edhe Protokolli i Komitetit të Përbashkët midis Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë dhe Tregtisë së Republikës Çeke.

Vizita e Kryeministrit Neas është një kontribut i rëndësishëm në çuarjen më tej të marrëdhënieve midis dy vendeve në të gjitha fushat, veçanërisht atyre ekonomike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›