E Diel, 1 Nëntor 2026

Varrezat murale, bashkia nis bisedimet me komunitetet fetare

Bashkia e Tiranes

Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me komunitetet fetare në lidhje me idenë e ngritjes së varrezave murale, si një zgjidhje për sipërfaqen gjithnjë e më të vogël të tokës në varrezat e kryeqytetit.

Myslimanët e kanë kundërshtuar idenë e varrezave murale, duke theksuar se feja e tyre lejon vetëm varrimin në tokë. Kreu i Komunitetit Mysliman, Selim Muça, propozoi që bashkia të gjejë një tjetër zgjidhje, duke siguruar hapësira të reja në periferi ose në fshatra.

Ndërsa për komunitetin katolik,dhe atë ortodoks duket se varrezat murale nuk përbëjnë problem.

Katolikët kanë propozuar dy alternativa: varreza private sipas feve ose varrosjen sipas dëshirës së familjarëve, ndërsa ortodoksët kanë kërkuar praninë e priftërinjve në zhvarrosje.

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti, la të hapura të gjitha mundësitë, duke u shprehur se zgjidhja e problemit do të bëhet vetëm me dakordësinë e të gjitha palëve. / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›