Berisha: Në Facebook lëmë prapa 17 vende të BE-së

Volfart, Berishe dhe Tafaj
Kreu i mazhorancës Sali Berisha gjatë një pritje për rreth 50 nxënës të klasave të 9-ta nga Tirana, Kukësi e Vlora pjesëmarrës në projektin Ndërtimi i një qytetarie aktive, të ndërmarrë nga OSBE i është përgjigjur dis pyetje të shtruara nga fëmijët. Gjatë bashkëbisedimit, ku ishin të pranishëm kreu i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, ambasadori Eugen Ëollfarth, si dhe nga ministri i Arsimit dhe Shkencës zoti Myqerem Tafaj, Berisha foli për Shqipërinë vendi i zhvilluar brenda 2017 si edhe për synimet kryesore të vitit të ardhshëm.
Pyetjes se në cilat fusha do ti drejtoni synimet e qeverisë për vitin 2012 iu përgjigj duke thënë se tre janë objektivat kryesore; infrastruktura, Shqipëria dixhitale dhe Shqipëria kopsht i bukur.
Tre do të jenë drejtimet kryesore. Së pari infrastruktura. Ne duhet të asfaltojmë Shqipërinë. Së dyti, Shqipëri dixhitale është përparësi absolute. Dua tju them një lajm të gëzueshëm. Dje publikoi të dhënat një organizatë botërore për internetin dhe Shqipëria kishte dinamizmin e dytë në botë për rritjen e tij dhe, absolutisht, ambicia është që ne të dalim në nivelin mbi mesatar dhe do të dalim. Sepse ne jemi komb i ri dhe të rinjtë kanë një pasion. E dini që në Facebook ju lini prapa 17 vende e Bashkimit Evropian në përqindjen e Evropës. Së treti, ne duhet ta bëjmë Shqipërinë një kopsht të bukur. Një nga burrat më inteligjent të kombi shqiptar, Faik Konica, ka një libër Shqipëria kopshti shkëmbor në Evropën juglindore. Në fakt Shqipëria është shkëmbore, tha Berisha.
Më tej një fëmijë e ka pyetur Berishën se si do ta bëjë Shqipërinë vend të zhvilluar brenda vitit 2017 (periudhë që kërkon katër mandate rresht). Berisha theksoi se përveç se synon që ka kthejë vendin të grupin e vendeve të zhvilluara ka synim që të mos përsërisë gabimet e bëra nga këto vend.
Objektivi i përcaktuar për vitin 2017 është objektivi më ambicioz i jetës sime dhe më frymëzuesi. Ne synojmë që jo vetëm të bëhemi një vend i zhvilluar, por një vend i zhvilluar i qëndrueshme, në rrugë jeshile. Ne nuk duhet të përsërisim gabimet që kanë bërë vendet e zhvilluara. Ne nuk jemi vend i zhvilluar, por duhet të zhvillohemi në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm, i cili nënkupton jo hapa të gabuar, jo veprime që errësojnë të ardhmen e gjeneratës që vjen, tha kreu i qeverisë.