E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi Kundershtaret e plehrave aleance qytetare

E premte 04 Nentor 2011 1509 PRESIDENTI BAMIR TOPIPresidenti i Republikes Bamir Topi reagoi pas akuzave te kryeministrit Berisha dhe rrezimit te dekretit te tij qe ktheu per shqyrtim ligjin e plehrave. Kryetari i shtetit tha se kundershtaret e importit te mbetjeve nga jashte jane vecse nje aleance qytetare. Per zotin Topi ligji tashme nuk eshte me ne duart e politikes por te vete qytetareve. Nje grup intelektualesh lajmeruan mbledhjen e firmave per referendum kunder ligjit. Shefi i qeverise Sali Berisha deklaroi para votimit ne parlament kunder dekretit te presidentit se kthimi i ligjit te plehrave eshte sfondi i levizjes politike qe synon te shnderrohet ne parti te re nga zoti Topi. Madje kryeministri e emertoi kete subjekt si parti e plehut. Presidenti i beri keto deklarata ne pergjigje te interesit te nje grupi nxenesish nga Tirana Kukesi e Vlora. Ne kete takim pjesemarresit shoqeroheshin nga kreu i prezences se OSBE-se ne Tirane Eugen Wollfarth i cili prezantoi projektin Ndertimi i nje qytetarie aktive. Shiko kroniken video

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›