E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malaj Jemi dhe do mbetemi ne PS


Tirane 5 nentor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Ne Kongresin e Partise Socialiste eshte prezantuar platforma e deputetit Arben Malaj i cili u shpreh se pavaresisht kritikave askush nuk ka menduar te largohet nga PS.

Ai theksoi se si personalitete me peshe ne seline roze u shpreh se Jemi dhe do mbetemi ne PS ndonese prisja qe kryesocialisti Rama te reflektonte dhe te pranonte gabimet pasi mendimi jone ndryshe nuk i pelqen Rames por PS nuk ka nevoje per unitet formal.

Ne vijim Malaj theksoi se angazhimi i anetareve te kesaj partie eshte qe Partia Socialiste te vije ne pushtet duke e cilesuar pjesen e programit per ekonomine si realist per te ardhur ne pushtet.

Sic informon NOA sipas tij Partia Socialiste ka vlera qe meritojne mirenjohje dhe se deputetet Andis Harasani Kastriot Islami dhe vete ai nuk do te largohen nga partia sepse i jane mirenjohes asaj dhe socialisteve per gjithe mandatet qe kane marre dhe per mirenjohjen e tyre.

Me heret kryesocialisti Rama u shpreh se Fuqia e nje njeriu nuk eshte te mos gaboje kurre por te mos beje gabime te perseritura e them kete per te gjitha ata qe mund te rikthehen ne familjen e opozites me kedo qe na ndante e shkuara por qe mund te na bashkoje e ardhmja ne duhet te bashkohemi per nje rilindje kombetare. Do leme menjane grindjet dhe sherret per perfitime te qarta politike sot nuk ka vend per keto.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›