E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrapo Dervishi Ju tregoj momentet kur dha shpirt Ramize Gjebrea

Veterani 90-vjecar ish-drejtues i larte i luftes ne qarkorin e Vlores tregon per ngjarjen makabre qe ka tronditur per dekada te tera zemrat shqiptare. Cilat ishin momentet e fundit te partizanes se brishte qe po viktimizohej nga shoket e saj te luftes fare mermeriti ne sekonden e fundit

Hyrje

Pas eliminimit nga PKSH-ja te shumeperfolurit e fraksionit politik te Vlores ne vitin 1943 u moren masa per te forcuar gjendjen e saj te pergjithshme. Cuditerisht mes shume levizjeve te kuadrove aktiviste kryesore te Partise Komuniste urdherohet qe Ramize Gjebrea e cila deri ne ate kohe ishte sekretare organizative e qarkorit te rinise ne kryeqytet te shkonte ne Vlore. Ajo emerohet ne detyren e pergjegjeses se rinise se brigades se peste partizane. Por me te ndodhi nje tragjedi qe nuk do te mund te shlyhej kollaj nga mendjet e shqiptareve jo vetem atehere por edhe sot. Pas perfundimit te operacionit te dimrit ku u vrane shume partizane vete shoket denuan me pushkatim edhe Ramize Gjebrene. Ishte nje alibi e turpshme por cuditerisht e pabesueshme nga te gjithe ata qe e kane njohur nga afer. Gjithcka rreth asaj ngjarjeje qe ngjan me legjende dhe qe eshte treguar e ritreguar nga lloj-lloj intervistuesish per here te pare rrefehet sot per lexuesit e standard nga nje person qe jo vetem e ka njohur nga afer por ishte prezent ne momentet aq ajo u ekzekutua ne menyren me barbare. Ai person eshte pikerisht 90-vjecari dhe njeriu shume i shquar i luftes se asaj kohe ne qarkun e Vlore Rrapo Dervishi.

Dervishi ne ate moment sic u shprehem ka qene me detyre te larte politike ne ate qarkor. Madje ai e ka takuar vete Ramizene vetem pak ore para se ajo te ekzekutohej. Ne castin e ekzekutimit ajo hapi gojen te thoshte dicka... por ra ne toke.

Zoti Rrapo eshte e vertete se Ramize Gjebrea eshte derguar ne Vlore per te forcuar punen e partise pas goditjes qe iu be nga fraksioni por qe pastaj e pesoi nga vete shoket e saj

Shpartallimi i fraksionit te qarkorit te Vlores perfundoi ne maj te vitit 1943. Kjo u arrit pas nje mobilizimi te papare te te gjitha strukturave te partise dhe duke sensibilizuar te gjitha forcat tona partizane. Posacerisht per kete problem erdhi ne Vlore vete Enver Hoxha qe mori situaten ne dore. Pas kesaj me iniciativen e Komitetit Qendror te Partise u moren nje sere masash perforcuese te punes se partise ne qarkorin tone. Po keshtu ne ate periudhe u bene edhe shume levizje drejtuesish te qarkorit te partise te cilet u ngarkuan me detyra te tjera. Ne muajt maj-qershor u transferua sekretari politik i qarkorit te rinise Ymer Veshi dhe u emerua zevendeskomisar i grupit te trete partizan te Mallakastres. Ne korrik u transferua sekretari organizativ i partise qarkut Mehmet Shehu i cili u ngarkua me detyren e komandantit te brigades se pare qe do te krijohej ne Korce. Ne gusht u transferua vete sekretari politik i qarkorit Hysni Kapo i cili shkoi zevendeskomisar i shtabit te zones se pare operative ku komisar ishte Bedri Spahiu.

Pas kesaj ne 3 korrik ne shtepine e dajes tim Murat Xhelilaj u krijua komiteti i rajonit te partise i cili kryente nderkohe edhe detyrat e komitetit te qarkorit. Aty u emerua sekretari politik i qarkorit Manush Myftiu. Une u emerova sekretar organizativ i qarkorit kurse sekretar i qarkorit te partise per propaganden u emerua Thanas Nano. Per grate u emerua Lejla Myftiu per rinine Babace Faiku etj.

Ne kete fushat riorganizimi erdhi Ramize Gjebrea ne Vlore

Pikerisht per te forcuar me tej punen e partise nje muaj me vone me vendim te KQP erdhi ne Vlore Ali Demi. Ne kete kohe erdhi edhe Ramize Gjebrea.

Ku ishte Ramizeja para se te vinte ne Vlore

Ajo kishte qene sekretare organizative e qarkorit te rinise te Tiranes. Aty kishte qene me Nexhmie Xhuglinin Hoxha e cila ishte sekretare politike e qarkorit te rinise se Tiranes. Une mund te theksoj se Ramize Gjebrea ka qene nje nga te perjashtuarat e para te institutit femeror te Tiranes sepse ka qene pjesemarrese ne demonstratat e para antifashiste te vitit 1942. Ajo u perjashtua nga instituti ne pranveren e vitit 1942 se bashku me Margarita Tutulanin dhe me Persefoni Todrin e cila me pas u be gruaja ime.

Ne cvit u perjashtuan ato

Ishin ne vitin e peste te institutit femeror. Ishte pra ky aktivitet i Ramize Gjebrese arsyeja se pse ajo u dergua ne Vlore si dore e forte ne iniciativat e shendoshjes se punes se partise pas fraksionit.

E kishit degjuar ndonjehere emrin e saj para se te vinte ne Vlore

Jo pasi atehere ishte konspiracion i thelle per shkak te okupacionit dhe te spiuneve. Kryesisht ruheshim shume nga ballistet sepse ata ishin me te rrezikshmit se na njihnin lidhjet farefisin deri dhe shtigjet ne hone e ne male ku kalonim. Per keto arsye ne nuk njihnim as drejtuesit e qarkorit tone dhe jo me ata qe ishin ne qarkore te tjera.

Kur e takuat Gjebrene per here te pare

Une e takova qe ne fillim sapo ajo erdhi ne Vlore. Sipas rekomandimeve qe kishte marre ajo kishte pyetur pikerisht per konakun e babait tim te cilin ai e kishte kthyer ne nje baze te rendesishme te kuadrove te luftes. Konakun babai e kishte ndertuar ne Garxhan prane fshatit Kote sepse aty kishim tokat dhe bagetite. Ajo shtepi njihej si baze kryesore per kuadrot e luftes. Ramizeja qe ne fillim do te shkonte detyrimisht ne nje baze te rekomanduar dhe aty do te takohej me shoket e tjere. Ajo mberriti nje pasdite. Asokohe une isha anetar i qarkorit dhe sekretar politik i komitetit te rajonit. Rastesia e solli qe u ndodha ne shtepi.

Cpershtypje ju la prezantimi i pare me te

Ishte nje vajze me trup mesatar. Ishte elegante dhe shume e paraqitshme. Por cuditerisht kishte edhe nje tip te shkelqyer. Menyra e saj e komunikimit dhe nje zgjuarsi qe kishte te bente ta degjoje me vemendje per gjithcka qe tregonte. Dukej qe kishte nje ngritje te larte politike dhe qe ishte nje revolucionare e sprovuar. Prinderit e mi i kenaqi shume ardhja e saj dhe benin te pamunduren qe ti sherbenin si ta kishin vajzen e tyre jo vetem se ishte femer por sepse kishte ardhur nga Tirana me vendim te KQ te Partise. Ajo me menyren e sjelljes dhe te komunikimit dinte te pershtatej dhe te bente te ndjeheshe mire para saj.

E kishin rekomanduar te vinte te shtepia e babait tuaj

Ajo erdhi ne Vlore per te takuar drejtuesit kryesore te qarkorit te partise. Saktesisht une nuk mund ta percaktoj se perse erdhi pikerisht ne shtepine tone por di nje gje se kuadrot kryesore takoheshin vetem neper baza. Keshtu qe edhe ajo ka pasur nje orientim te pakten aty ne Vlore per shtepine ku qendroi. Une di te them se aty nuk erdhi per te me takuar mua por kete takim e solli vetem rastesia. Pasi mesoi per detyrat politike qe une mbuloja ne qark ajo nisi te fliste per problemet kryesore te partise se qarkorit te cilat ishin bere shqetesim deri ne qender. Kerkonte nje informacion te detajuar. Aty u binda se ajo kishte kapacitet politik dhe se ishte shume e zgjuar. Ne fund duke biseduar me mua arriti te kuptoje situaten ne Vlore.

Kishte takuar tjeter njeri para se tju takonte ju

Nga interesi per te mesuar gjithcka mbi situaten kuptova se nuk kishte takuar njeri.

Per cfare biseduat tjeter vec problemeve politike

Me tha nder te tjera se ajo kishte edhe dy shoqe te ngushta te cilat i kishte pasur ne nje klase gjate kohes se shkolles dhe me kerkoi qe po te mundja ti mundesoja nje takim me to. Ato ishin pikerisht Lefteri Kapo nga Vunoi dhe Agllai Zoto nga Himara. Une i njihja shume mire sepse Lefteria ishte organizatore partiekurse Agllaia ishte anetare e qarkorit te rinise se Vlores.

Ke kerkoi te takonte nga shoket e qarkorit te partise

Me tha se donte te takonte shoket kryesore te partise. Madje permendi emrat e Manush Myftiut Ali Demit Hysni Kapos etj. Une i premtova se do tia realizoja te gjitha keto takime. Pas kesaj prinderit e mi kur pane qe ishte e lodhur e sistemuan qe te flinte.

A i realizuat takimet

Patjeter qe po. Takimin e saj me shoqet e ngushta te shkolles ia organizova qe te pasnesermen te shtepia e dajes tim Murat Xhelili. Shtepia e tij ishte baze e fuqishme e luftes. Dergova korrieret menjehere dhe i njoftuan. Takimi i tyre me ngeli ne mendje sepse pashe tri shoqe shume te dashura qe po cmalleshin me nje gezim te jashtezakonshem. Ramizeja i donte shume dhe nuk ngopej duke i perqafuar ne cdo cast. Qe nga ajo dite i vleresova me shume Agllaine dhe Lefterine.

Cmund te thoni per pushkatimin e Ramizese

Ramizeja u pushkatua ne fillim te marsit te vitit 1944. Sa ishte cliruar Mesapliku fitorja e te cilit shenoi edhe perfundimin e operacionit te tmerrshem gjerman te dimrit. Gjate atij operacioni te pergjakshem ku Vlora mbajti nje peshe te jashtezakonshme ne betejat e zjarrta mes shiut breshrit dhe bores perballe armikut te veshur te ngrene dhe te armatosur deri ne dhembe ne na rane shume shoke mes tyre edhe heronj.

U vrane shoke te tille si komandanti i brigades se peste Abaz Shehu sekretari politik i qarkorit Ali Demi zevendeskomandanti i brigades Dervish Hekali etj.

Por pas heroizmit dhe sakrifices qe tregoi brigada e peste dhe drejtuesit e saj heroike ku u arrit kurorezimi i fitoreve te njepasnjeshme por edhe duke varrosur me shume nderime shoket qe binin cdo dite ne beteja ndodhi edhe dicka e paimagjinueshme. Pas operacionit ata vrane Ramizene e mire dhe trime. Ramizene qe nuk kishte njeri ne Vlore qe kishte ardhur per tiu bindur urdhrit te partise por qe nuk jetoi aty me shume se tre muaj. Ajo u shpetoi plumbave dhe bishes naziste ne mes te dimrit me kembet e zbathura dhe u be viktime e vete shokeve te saj te luftes dhe te idealit. Ishte e tmerrshme.

Cfare detyre kishte Ramizeja ne brigaden e peste

Ramizeja qe me krijimin e brigades se peste me 28 nentor te vitit 1943 inaugurimi zyrtar u be ne 20 janar 1944 u caktua pergjegjese e rinise se brigades. Kjo detyre e rendiste te katerten ne shkallen hierarkike te brigades pasi ajo ishte me mbi 800-900 te rinj ne fillim kishte mbi 1500 partizane pastaj shtohej cdo dite. Keta 900 te rinj ishin ajka e rinise vlonjate. Pra ishte nder per Ramizene qe u emerua ne ate detyre ashtu sic ishte nder per rinine e Vlores qe te kishte ne krye Ramizene.

Mund ta pershkruani se si ndodhi pushkatimi

Nje dite para se te pushkatohej ajo vajze e pambrojtur dhe e huaj ne Vlore une isha ne fshatin Sevaster. Megjithese isha sekretar organizativ i qarkorit te partise une nuk dija gje.

Pasdite u nisa per ne Ramice dhe arrita ne te ngrysur. Do te takoja shoket kryesore te brigades. Gjithsesi mund ti takoja ne cdo dite tjeter por pikerisht ate nate qe ishte e fundit per Ramizene une shkova fare rastesisht.

Ne qofte se nuk do te kishit shkuar rastesisht nuk do te asistonit ne pushkatimin e Ramizese

Ashtu do te ndodhte por me e cuditshmja ishte se une isha sekretar organizativ i qarkorit dhe nuk mund ta kuptoja se si kishte mundesi qe une nuk u vura ne dijeni. Kete pyetje ia kam bere gjithmone vetes por asnjehere nuk jam mundur ti pergjigjem.

Sa kohe qendroi Ramizeja ne Vlore

Vetem tre muaj dhe pastaj e pushkatuan.

Thate se shkuat ne Ramice

Une shkova ne fshatin Ramice aty ku u pushkatua Ramizeja. Arrita ne te ngrysur. Si nuk pashe njeri nga shoket kryesore pasi sic mesova ishin futur ne mbledhje shkova te shtepia qe perdorej si baze e luftes. Ajo ishte lene e lire nga banoret per ta perdorur kuadrot e luftes kur shkonin ne ate fshat. Isha me dy shoqeruesit e mi Caush Lika dhe Nazif Lazja nga Dushkaraku te cilet ishin njerez te zgjedhur trima dhe serioze. Ishin shume me te medhenj se une ne moshe. Nazifi madje kishte 6 femije nderkohe qe ne shtepine e tij rrinte edhe Thanas Nanua me 5 shoke te tjere te shtypshkronjes ilegale. Kur hyra brenda u shtanga. Afer oxhakut pa zjarr rrinte duke u dridhur Ramizeja. U afrova me mall e perzemersi per ti dhene doren por ajo nuk u ngrit si zakonisht. Qendroi shume ftohte. Ishte e mbledhur kruspull. Cke Ramize - i thashe. Jam semure - mu pergjigj. Natyrisht me erdhi keq. Nuk po e kuptoja se perse me foli aq ftohte. Them se duhet te kete kujtuar se une kisha dijeni mbi ate qe kurdisej nga shoket per te. E pyeta nese ishte vizituar nga doktor Ibrahimi Dervishi. Jo - me tha. Po e njoftoj une- i thashe. Jo nuk eshte nevoja- u pergjigj shpejt. Nuk e pyeta me tej sepse nuk shkonte. Ishte vajze dhe une nuk kisha te drejte te nderhyja me shume ne problemet e saj shendetesore. I hodha kraheve gunen time se po dridhej nga te ftohtit. Dergova shoqeruesin tim shume te mire dhe fisnik Caush Liken per te sjelle ushqime dhe disa mbulesa per Ramizene. Shoqeruesin tjeter trim dhe te betuar Nazif Lazen e dergova te merrte ca dru dhe te ndizte zjarrin. Ramizeja rrinte me koken ulur dhe as nuk shikonte dhe as fliste. Here pas here i rreshqisnin buleza loti ne faqe. Ne sikur na pikonte ne zemer. Kush e di se cfare dhimbjesh ka mendoja. Me ka mbetur peng se them qe po te me kishte treguar ndoshta do te kisha shpetuar nga pushkatimi.

Si mund ta shpetonit

Kete do ta kisha arritur duke biseduar me Hysniun e Manushin pasi ishim te lirshem me njeri-tjetrin. Kur merret nje vendim i padrejte dhe i stisur dhe dikush del kunder ky mendim bie poshte. Pastaj meqenese shoket nuk me kerkuan deri vone si duket kane qene ne mbledhje te gjate une shkova ne shtepine e Bako Dervishajt ku pak kohe me pare kisha qene per mjekimin e plages qe me shkaktuan ballistet.

Kur u pushkatua

Ai ishte takimi im i fundit me Ramizene. Kur u ktheva ne mengjes nga Matogjini dhe shkova te shtepia qe kisha lene Ramizene shoqeruesi im Caush Lika me tha se e moren dhe nuk foli me tej. Mora vesh se shtabi i brigades dhe sekretari politik i saj Pajo Islami ishin kthyer ne gjyq per Ramizene e semure dhe te ftohur ne boren dhe ngricat e maleve dhe te tronditur nga shpifjet. Me njoftuan te shkoja ku u rreshtua batalioni per te pushkatuar Ramizene. Qendrimi i gjykatesve ndaj meje dukej i ftohte por edhe me njeri-tjetrin dukeshin te shqetesuar. Ramizeja doli para partizaneve. Njeri pyeti batalionin Jeni dakord te pushkatohet Ramizeja Po - u pergjigjen njezeri ata. -Po per Zahon -Te falet - thane ata. Pashe qe gjithcka ishte e perpunuar.

E cuan pak me tej ashtu te mbledhur grusht sic ishte dhe e semure por qe dukej me e re me e bukur dhe me fisnike. Ne castin qe e goditen ajo hapi gojen te thoshte dicka por nuk mundi se u permbys menjehere. Ishte gje e tmerrshme. Gjeja me e poshter qe mund te ndodhte.

Shoqe me Margarita Tutulanin

Ramize Gjebreja ka qene ne institutin femeror Nena Mbretereshe ne kryeqytet. Ajo ka qene shoqe e ngushte me Heroinen e Popullit Margarita Tutulani si dhe me Persefoni Todrin e cila pas u martua me Rrapo Dervishin. Keto vajza si dhe shume te tjera ishin ato qe filluan nxitjen e levizjes antifashiste ne shkolle. Ramize Gjebrea ishte nje nder pjesemarreset e para ne demonstratat antifashiste qe ne vitin 1942. Per kete gje ajo u perjashtua nga shkolla.

Aktiviteti politik

Pas perjashtimit nga instituti femeror Ramizeja ka qene nje nder vajzat me aktivitet antifashist shume te madh ne kryeqytet. Ajo Nexhmie Xhuglini dhe shume aktiviste te tjera merrnin pjese deri ne aksione kunder fashizmit. Ne kryeqytet iu besua detyra e sekretares organizative te qarkorit te rinise komuniste. Pas kesaj pikerisht ne vitin 1943 asaj iu dha urdhri nga Komiteti Qendror per te shkuar si dore e forte e Partise Komuniste per permiresimin e gjendjes ne Vlore.

Pergjegjesia ne Vlore

Sapo mberriti ne Vlore ne fundin e vitit 1943 Ramize Gjebrea u spikat si vajze e zgjuar dhe me shume personalitet. Mbi te gjitha ajo ra ne sy te drejtuesve politike te qarkorit si revolucionare e sprovuar. Me krijimin e brigades se peste sulmuese me mbi 1500 partizane ajo u caktua pergjegjese e rinise se saj duke u radhitur keshtu e katerta ne hierarkine e drejtueseve te brigades. Rinia formacionit qe drejtohej nga Ramizeja perbehej nga me shume se 900 anetare te cilet ishin zgjedhur nga e gjithe Vlora.

Alibia e ekzekutimit

Ka kryer marredhenie dashurie me Zaho Koken. Kjo ishte alibia e ngritur shume shpejt nga shoket e saj te luftes me te cilet ajo perballoi operacionin gjerman me te veshtire gjate dimrit te lsquo44-s. Kaq do te mjaftonte qe e fejuara e sekretarit te pare te rinise Nako Spirut te perdhosej dhe te ekzekutohej ne menyren me barbare. I cuditshem ne tere kete histori te ngritur pa kujdes nga ekzekutoret e saj eshte fakti se Zaho Koka nuk u ekzekutua. Nje fakt domethenes kur meson se Zaho ishte nga ajo zone kurse Ramizeja ishte e ardhur dhe pa njeri.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›