Kuvendi, në rendin e ditës janë parashikuar ligje që kërkojnë shumicë të cilësuar
Deputetët e Kuvendit mblidhen sot në sencën e radhës, në të cilën janë parashikuar për votim një pjesë e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar. Nismat legjislative kanë në thelb disa ndryshime në disa prej kodeve më të rëndësishme.
Gjithashtu, në seancën e sotme është parashikuar edhe interpelanca e ministrit të Shëndetësisë dhe atij të Tekonolgjisë e Inovacionit, e kërkuar nga deputetët e opozitës.
inistri Petrit Vasili do të japë shpjegime mbi skandalin e tenderit për blerjen e pajisjeve spitalore, ndërsa Genc Pollo do të përgjigjet për procesin e regjistrimit të popullsisë, i cili pritet të nisë në fillim të tetorit.
Ditë më parë, deputetë të opozitës kanë paralajmëruar mosvotimin e ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar.