Berisha në OKB, dështojnë takimet e rëndësishme
Kryeministri Berisha ka insistuar me ngulm për të përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, aq sa detyroi edhe Presidentin Topi që të anulonte udhëtimin, edhe pse kishte prerë biletat e avionit. Por deri më tani vizita katërditore e kryeministrit në OKB nuk ka pasur asnjë sukses.
Dje kryeministri priti edhe rastin e fundit për të pasur një takim disa sekonda me Presidentin amerikan Barack Obama, por fati nuk i buzëqeshi. Shumë përfaqësues shtetesh u renditën një nga një përpara Obamës teksa ai po ikte nga Asambleja dhe Presidenti amerikan mundi ti shtrëngonte dorën vetëm disa prej tyre. Kryeministri ynë nuk ndodhej mes tyre, edhe pse fotografët ishin pozicionuar dhe gati për të fiksuar momentin. I vetmi zyrtar i lartë amerikan që ka takuar deri dje kryeministrin ishte ish-presidenti Bill Klinton, i cili kishte organizuar një forum, në të cilin duhet të paguash për të marrë pjesë.
Përveç këtij fakti, duket se kryeministri Berisha nuk ka bërë dallime në axhendën e tij dhe nuk ka lënë gjë pa publikuar, qofshin këto takime private apo publike. Gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kreu i qeverisë shqiptare ka zhvilluar për 48 orë jo pak por 11 takime, të cilat janë pasqyruar në faqen e tij zyrtare.
Në pamje të parë moria e takimeve mund të impresionojë, por realisht shumë prej këtyre takime të pasqyruara kanë qenë thjesht pjesëmarrje në aktivitete të ndryshme. Kështu për shembull, marrja pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish- Presidenti i SHBA-ve, Bill Klinton, është lançuar me shumë bujë nga zyra e kryeministrit. Madje në disa raste ajo është trajtuar nga disa media si një arritje e madhe, ndërkohë që bëhet fjalë për një forum me pagesë. Mes takimeve vlen të përmendet edhe ai me Kryeministrin e Bhutan Jigme Yoser Thinley si dhe takimi me presidenten e Kosovës, Ahtifete Jahjaga. Kjo axhendë e varfër e kryeministrit Berisha i është atribuuar diplomacisë së dobët.
Nga ana tjetër delegacioni kosovar ka treguar se ka ditur të zhvillojë takime shumë më të mira. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili është gjithashtu i pranishëm në Nju Jork për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nuk ka pasqyruar të njëjtën strategji siç ka ndjekur kryeministri i Kosovës mbi çështjen e takimeve. Në faqen zyrtare të Kryeministrisë së Kosovës janë lajmëruar vetëm dy takime, përkundrejt 11 takimeve që janë pasqyruar nga ekzekutivi shqiptar. Si të mos mjaftonte kjo, takimet e kryeministrit Thaçi kanë qenë të një niveli të lartë, pasi është takuar me Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton. Ndërkohë takimet e tjera të zhvilluara janë përmendur midis rreshtave dhe nuk janë lançuar me aq bujë. Prania në këto evenimente shfrytëzohet nga krerë të vendeve jo shumë të fuqishme për tu fotografuar me ndonjë prej personaliteteve të rëndësishme apo për të shkëmbyer një dhënie dore që më pas të përcillet në Shqipëri me shumë bujë.
Takimet dhe pjesëmarrjet e kryeministrit Berisha në Nju Jork
Kryeministri Berisha ishte i ftuar për të bërë mbylljen e sesionit ditor të bursës së mirënjohur amerikane NASDAQ, në Times Square, Nju Jork. Ai u prit nga Zëvendëspresidenti i NASDAQ, David Ëicks.
Kreu i qeverisë mori pjesë në takimin i iniciuar nga Presidenti i SHBA Barack Obama dhe Presidentja e Brazilit Dilma Rouseff, në të cilin u bë lançimi zyrtar i nismës Partneriteti për qeverisje të hapur.
Në vijim të vizitës së tij, në Nju Jork, kryeministri Berisha zhvilloi një takim me Kryeministrin e Kuvajtit Sheik Nasser Mohammed Al-Ahmed Al-Sabah.
Drejtuesi i ekzekutivit shqiptar mori pjesë në hapjen e punimeve të Forumit Klinton, i cili drejtohet nga ish presidenti i SHBA-ve Bill Klinton.
Pas përfundimit të Forumit të Investimeve SHBA-Shqipëri kryeministri Berisha ishte i pranishëm në darkën me përfaqësues të kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane, pjesëmarrësve në Forum.
Lideri i qeverisë shqiptare u takua me Presidentin e Sllovenisë Danilo Turk. Gjatë takimit u diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh.
Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Kryeministri Berisha u takua me Kryeministrin e Bhutanit Jigme Yoser Thinley.
Berisha zhvilloi takime të veçanta me kongresmenin Eliot Engel dhe kongresmenin Joseph Croëley, të cilët ishin të pranishëm në punimet e Forumit të Investimeve SHBA – Shqipëri.
Kreu i ekzekutivit mori pjesë në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane.
Delegacioni shqiptar i kryesuar u takua në një darkë pune me delegacionin e Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Presidentja, Ahtifete Jahjaga.
Vizita e Berishës e sponsorizuar nga Gjiri i Lalzit
Prania e kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara po paguhet nga paratë e buxhetit të shtetit, por edhe nga sponsorët privatë. Edhe pse kryeministria nuk ka deklaruar asgjë për sponsorizimet duke mbajtur të fshehtë si shifrat e parave që ka marrë nga bizneset, ashtu edhe shifrat e parave që paguhen nga buxheti i shtetit, vetë firmat private kanë treguar se janë sponsor. Kështu, kompania Lalzit Bay Resort And Spa, njofton në faqen zyrtare të saj në internet se ka financuar vizitën e Berishës dhe pjesëmarrjen në në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane. Aktualisht kjo kompani po ndërton një resort në zonën e Gjirit të Lalzit në një zonë ku banorët janë ngritur në protesta duke akuzuar se i janë rrëmbyer tokat. Flitet edhe për disa kompani të tjera, të cilat kanë sponsorizuar vizitën e kryeministrit Berisha, por stafi i tij nuk ka publikuar asnjë detaj në lidhje me këtë gjë.
VOA: Qeveria shqiptare organizoi forumin në Nju Jork
Zyra e shtypit e kryeministrit ka publikuar tre njoftim për shtyp ku tregohen detajet për një forum shqiptaro-amerikan ku ishte i ftuar edhe Sali Berisha. Sipas njoftimeve të kryeministrisë, kreu i qeverisë mori pjesë në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane. Krahas kryeministrit shqiptar ishin të pranishëm edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit Aldo Bumçi, ambasadorë etj,.
Në ditën e parë të vizitës në Nju York, Kryeministri Berisha mori pjesë në Forumin e Investimeve SHBA-Shqipëri, me pjesëmarrjen e rreth 100 kompanive dhe sipërmarrjeve amerikane. Të pranishëm në Forum ishin edhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, ministri i Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto, ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi, ambasadorë etj.. Sesioni i parë i këtij Forumi u hap nga Eneida Guria, Drejtore e Agjencisë për Investimet dhe Zhvillimin (AIDA). Gjatë këtij sesioni u shfaq edhe një video promovuese të Shqipërisë, natyrës dhe potencialeve të saj. Kryeministri Berisha bëri një prezantim shumëplanësh të zhvillimit ekonomik të vendit dhe treguesve ekonomiko-fiskalë, reformave ekonomike, fiskale…,- thuhet në njoftimin për shtyp të zyrës së kryeministrit në mungesë të gazetarëve që të kontrollojnë vërtetësinë.
Nga ana tjetër, Zëri i Amerikës, e vetmja media që ka pasur korrespondent në vendin e ngjarjes raporton:
Qeveria shqiptare organizoi dje në Nju Jork Forumin Amerikano-Shqiptar për Investime me synimin për të tërhequr vëmendjen e kapitalit amerikan për mundësitë që ofron sot Shqipëria. Një delegacion i nivelit të lartë, i kryesuar nga kryeministri S
