Wikileaks: Zgjedhjet, pika e dobët e Shqipërisë
TIRANE-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur me vëmendje të veçantë dhe shqetësim çdo moment që ka lidhje me zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri. Këtë e konfirmojnë edhe dhjetëra kabllograme specifike, veç raporteve të përjavshme që zyrtarët e ambasadës amerikane në Tiranë i dërgonin Departamentit të Shtetit. Në shumë prej tyre analizohet fushata elektorale në vend dhe shprehet një shqetësim i theksuar për skenën politike tepër të polarizuar. Çështjet e Kodit Elektoral dhe marrëveshja e dy partive të mëdha për të përjashtuar më të voglat nga garat, shfaqen si shqetësime të mëdha të ambasadës amerikane. Ndërkohë, ndër komentet e saj theksohet se, "Partia Socialiste duket tashmë më e fokusuar te procesi sesa te fushata e saj elektorale".
Problemet
"Vetëm tri ditë para zgjedhjeve, çështja e pushtetit të ardhshëm ka marrë shumë rëndësi dhe po diskutohet me shqetësim. Nëse asnjë parti apo koalicion nuk fiton shumicën e 71 vendeve më 28 qershor, palët do të kenë 2 muaj kohë deri më 3 shtator, kur do të jetë mbledhja e parlamentit të ri, për të krijuar shumicën e re qeverisëse. Por kjo nuk duket e thjeshtë", theksohet në një mesazh që ambasada amerikane e ka dërguar në Departamentin e Shtetit më 25 qershor 2009. Sipas tij, ish-kryeministri Ilir Meta, lideri i LSI-së, e konsideron veten si "mbretin" e këtyre zgjedhjeve, por mund të ketë edhe një qeveri të minorancës nëse nuk harrohet marrëveshja". "Presidenti Topi do të luajë gjithashtu një rol të rëndësishëm për të ftuar një parti apo koalicion në formimin e qeverisë", thekson mesazhi.
Paszgjedhjet
Ndërkohë, në një tjetër kabllogram të publikuar më 6 korrik 2009, nxirren mësimet nga zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. "Në këtë pikë është shumë e qartë se Partia Demokratike e Sali Berishës do të dalë fituese nga zgjedhjet e 28 qershorit. Sipas rezultateve jozyrtare, koalicioni ka siguruar 70 vende. Por, çështja është se sa mund të qeverisë në mënyrë efektive një shumicë kaq e vogël, duke pasur parasysh reformat që i duhen Shqipërisë. Një problem për interesat e qeverisë amerikane është sesa efektiv do të jetë një sistem politik kaq ngushtësisht i ndarë", thekson komenti i ambasadës amerikane. "Ligjet e rëndësishme, reformat që janë thelbësore, kërkojnë një maxhorancë prej 84 vendesh në parlament dhe është e vështirë të arrihen në këtë atmosferë kaq të prerë bipartizane. Koalicioni i PD-së mund të arrijë në pushtet, por për mekanizmat qeverisës do të jetë rrugë e vështirë", thuhet në mesazh.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Wikileaks, Withers në '09: Bojkoti i Ramës, pa strategji