E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadri Hazbiu i ofroi Vilson Blloshmit të bëhej pjesë e Sigurimit

Memoriali kushtuar martirëve të demokracisë, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka, në qendër të qytetit të Librazhdit

Më në fund, armatës sonë iu shtua Koço Theodhosi. Me sa duket, tradhtarë të tjerë janë duke ardhur drejt nesh. Raportet e fshehta, të publikuara numrin e kaluar, mbi groteskun e bisedave intime të Vilson Blloshmit për spastrimet në radhët e udhëheqjes komuniste, mbajnë nënshkrimet e Studentit dhe Bletës. Të tjera të dhëna nga të tjerë bashkëpunëtorë artikulojnë opinionet e tij për ngjarjet e ditës. Niksoni mbërriti në Kinë, diçka pritet të ndodhë. Flota sovjetike po shëtit në Mesdhe, kot nuk lëviz ajo. Një art i imponuar nuk është kurrë i bukur. Interesante tingëllon përbuzja e poetit për shpërfytyrimin e Enverit pas kryqëzimit të gjeneralëve të ushtrisë. Arrestimi i Beqir Ballukut, atë e ka bërë nervoz e të padurueshëm, nënvizohet thënia e Blloshmit gjatë një bisede shoqërore në minierën e Përrenjasit. Në dosjen operative të Blloshmit janë një mori raportesh të tilla. Pjesa në vazhdim i përket sistemimit të të dhënave për agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor, zbulimit të planit për tu arratisur dhe prangosjes së poetit në befasi. Po çfarë ndodhi me Blloshmin në birucat e Tiranës dhe si iu përgjigj ai ofertës së Kadri Hazbiut për tiu bashkuar shërbimit të fshehtë?

Raport i datës 24.3.1976
Dardha njofton se më 20.3.1976 është takuar në Qukës me Vilson Blloshmin, gjatë rrugës për në Karkavec. Ai e ka pyetur se si u bë puna e muzeut që dogjën. Vilsoni i ka thënë se atë nuk e dogji ndonjë nga ne. Mund ta ketë djegur ndonjëri nga ata të Sigurimit, që të marrin më qafë popullin. Kur ai i ka thënë Vilsonit: Si është e mundur kjo?. Vilsoni i ka thënë: Një gjë duhet ta dish: ata e bëjnë se janë të pabesë. E ka djegur ndonjë grup i Elbasanit. Ti duhet të dish edhe një gjë tjetër. Një ditë ka ardhur andej nga Dik Lenaku, zv.kryetari i Degës me gjithë operativin dhe ka hedhur një letër anonime ku bënte thirrje për kryengritje. Këtë nuk e di njeri veç kryetarit të Këshillit të Bashkuar dhe Sherif Blloshmit. Kur ai i ka thënë se ku e dinte këtë, Vilsoni i ka thënë: Nuk ta them. Një gjë duhet ta dish, se një ditë do ti dalë fundi kësaj, se është shumë turbull. Një gjë do të bëhet. U nisën ato grupet, por u kapën. Këta kanë nisur të na luftojnë ne, bëjnë luftën e klasave. Çdo të bëhet me ne? Ne baltën kemi në dorë. Po grupet kanë dalë nga qeveria, nga Koçi Xoxe e deri te Beqir Balluku. Ata e shohin se nuk është e drejtë, por nuk kanë çfarë me ba. Me kaq u ndamë.
Vendim i datës 10.04.1976

Bedri Blloshmi duke rrëfyer për Panorama

Vilson Blloshmi është i biri i Samiut dhe i Nadires, i datëlindjes 1947, lindur dhe banues në fshatin Bërzeshtë të rrethit Librazhd, i martuar, pa fëmijë, i padënuar, me arsim të mesëm pedagogjik, rrjedh nga një shtresë e pasur, ku i ati i tij sot është kulak, me shtetësi dhe kombësi shqiptare. I lartpërmenduri ka zhvilluar dhe zhvillon agjitacion e propagandë kundër pushtetit tonë popullor. Kështu, nga të dhënat e marra në ngarkim të tij nga b.p. Studenti, Bleta, si dhe nga dy shënime operative, del se Vilson Blloshmi zhvillon agjitacion e propagandë.
Më dt. 5.5.1976, qytetari Ferit Çota denoncon pranë organeve tona, se Vilson Blloshmi ka shfaqur tendencën e arratisjes së bashku me Genc Lekën, Xhemal Halilin dhe një shok tjetër nga Rrajca, emri i të cilit nuk dihet. Personat e lartpërmendur janë me të kaluar të keqe dhe, si të tillë, janë marrë në përpunim aktiv si Xhemal Halili në 2. A., për tendencë arratisje etj. Nisur nga materialet e lartpërmendura dhe për të goditur aktivitetin armiqësor të tij, Vilson Blloshmi të merret në përpunim 2. A., për tendencë arratisjeje, duke hartuar dhe një plan masash agjenturalo-operative në këtë drejtim.
Plani agjenturalo-operativ
Nga të dhënat e marra në ngarkim të Vilson Blloshmit del se ky zhvillon agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor. Më datë 9.5.1976, qytetari Ferit Çota denoncon në organet tona se, Vilson Blloshmi i ka propozuar për tu arratisur në Jugosllavi së bashku me Xhemal Halilin, i cili u mor në përpunim 2.A., për këtë tendencë. Genc Leka në kontrollin operativ 2.B., po ashtu është dhe një qytetar tjetër nga Rrajca, emri i të cilit nuk dihet. Me qëllim për të parandaluar në kohë arratisjen e tij së bashku me personat e tjerë të lartpërmendur, do të merren këto masa agjenturalo-operative.
1 – Do ti jepet një vijë sjelljeje qytetarit Ferit Çota, për të zbuluar se kush është personi nga Rrajca, kur e kanë lënë datën për tu arratisur, në çfarë drejtimi do të lëvizin dhe, nëse kanë armë, çfarë lloj arme kanë?
2 – Meqenëse Feriti do të takohet me Vilsonin më datë 10.5.1976 në Përrenjas, do të merret në survejim për ta saktësuar se me cilin person do të takohet dhe do të saktësohen edhe lëvizjet e tjera…
5 – Me rastin e arrestimit të vëllait të Vilsonit, i janë dhënë detyra B. P. Studenti, Nogolit, si dhe qytetarëve Sali Vlashi dhe Bardho Qyrës, për ti pasur nën kontroll, meqenëse banojnë dhe jetojnë në këtë fshat dhe për çdo lëvizje të Vilsonit (largim nga fshati) të na njoftojnë me këtë parullë: Pakon e nisëm për Librazhd. Gjithashtu, u është dhënë detyrë që zbulojnë kush vete te Vilsoni, nga janë këta persona etj.
7 – Do të merren masa kontrolli dhe në drejtim të Genc Lekës, i cili del që do të arratiset me Vilson Blloshmin.
Mbas përfundimit të këtyre detyrave të ngritura në këtë plan, do të bëhet analiza e tyre dhe do të merren masa të mëtejshme. (Punëtori operativ, Xh. Karriqi.)
Raport i datës 19.5.1976

Faksimile e dosjes

Studenti njofton se, më dt. 7.5.1976 ishte te muzeu i fshatit Bërzeshtë. Aty shkoi dhe Vilson Blloshmi, i cili nga larg i tha: A ke shkrepëse me vete?. Desh ti thotë me këtë, si qëndron aty? Ai u përgjigj: Jo, nuk kam. Në bisedë Vilsoni qëndroi ca, por nuk hapi bisedë. Ai e pyeti: A ke marrë vesh për vëllanë që ke në burg?. Ndërsa Vilsoni si tha asgjë dhe qëndronte si i turpëruar për atë. Pas pak, Vilsoni u nda.
Detyrë e operativit Xh. Karriqi
Bashkëpunëtorit iu dha detyrë që të takohet me Vilsonin. Gjatë bisedës që do të zhvillojnë, ti thotë, se ti Vilson, atë ditë më the a ke shkrepëse. Ti nuk e pi duhanin, përse e doje? Apo më the mua që do ti vësh zjarrin muzeut? Ti e di që ne do ta ruajmë. Se e dogjën një herë dhe akoma nuk është zbuluar. Po të dëgjojë ndonjëri që ne flasim kështu, rrezik se dyshon se ti ia ke vënë zjarrin muzeut, e nuk ka dalë ose luftohen si puna jote dhe e imja, që na hoqën babanë nga muzeu se mu arratis vëllai. Tanimë, në drejtim të Vilsonin po aktivizojmë edhe bashkëpunëtorin Dardha.
Raport i datës 1.06.1976
Dardha njofton se në bisedën që zhvilloi me Vilson Blloshmin, ndër të tjera, Vilsoni i tha atij se po vuajmë si qeni, nuk rrohet kështu. Edhe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›