Berisha: Në selinë e LSI u mblodh qeveria Meta, përpara me 2 qeveri
TIRANE – Kryeministri në detyrë, Sali Berisha sulmon sërish mazhorancën e re. Duke iu referuar mbledhjes së sotme të ministrave të LSI-së, Berisha shkruan në faqen e tij zyrtare në “Facebook” se “kreu i ri i parlamentit mblodhi qeverinë e tij , sipas shembullit të Piktorit”.
“Mblidhet në selinë e LSI qeveria Meta! Të dashur miq, sot në selinë e LSI-së, sipas shembullit të Piktorit të disa ditëve më parë, u mblodh nën drejtimin e kryetarit të Parlamentit qeveria Meta. Ky është ndryshim! Përpara me dy qeveri!”- shkruan berisha në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)