E Diel, 1 Nëntor 2026

Temperaturat e larta, Nikaj: Ekspozimi i foshnjave i lejuar deri në 10.00 dhe pas 18.00

TIRANË- Ekspozimi në diell pas orës 10 deri në 18 të padites për foshnjat nën 6 muaj është më tepër se i dëmshëm. Apeli vjen nga ekspertë të Institutit të Shëndetit Publik, të cilët shprehen kategorikisht kundër manisë që prindër të caktuar kanë për ti mbajtur fëmijët sa më gjatë në diell.

“Deri në orën 10:00 mund të lejohet që ata të dalin, të lëvizin, të bëjnë një xhiro në ajër të pastër, më tej mund të dalin pas orës 18:00. Kur flas për këto orare kam parasysh moshën e fëmijëve nga 0 në 6 muaj, ndërsa më të rriturit mund të shtyjnë deri në orën 11:00 paradite dhe pas orës 17:00 pasdite”, tha Nikaj.

Në orët e pikut, hija e çadrës nuk duhet parë si një aksesor mbrojtës për foshnjat e po kështu as kapelat apo rrobat e trupit.

“Çadra nuk mjafton, rrezet e diellit depërtojnë edhe në çadër, edhe në veshje, mos mendoni që vetëm një kapele mund t’i mbrojë”, shprehet më tej ekspertja.

Danjela Nikaj eksperte për të ushqyerin e fëmijëve në ISHP shpreh edhe një tjetër shqetësim jo më të vogël dhe që lidhet me konsumimin e produkteve ushqimore nga shitës ambulantë. Sipas ekspertes në mënyrë absolute produkte të tilla nuk duhet tu serviren fëmijëve.

“Fëmijët në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorin ushqime të tregtuara nga ambulantët. Keni parasysh që ato janë fruta apo perime që qëndrojnë gjithë ditën në diell, mund të marrin patogjene të ndryshme që dëmtojnë shëndetin e tyre. Apo edhe akulloret që shpeshherë nuk ruhet temperatura e duhur për to dhe bëhen shkak për intosikacione. Duhet të jenë ushqime të freskëta që konsumohen brenda 2 orëve nga momenti i gatimit.

Në një kohë kur temperaturat e fillim gushtit kanë kapur majat një këshillë për nënat e reja është të ushqyerit e foshnjave vetëm me qumësht gjiri.
(m.a/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Temperaturat e larta, Nikaj: Ekspozimi i foshnjave i lejuar nga ora 10.00-18.00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›