Berisha: Në shkollë të mesme ëndrra ime ishte të bëhesha kritik letrar
Duke folur para të studentëve të Universitetit të Durrësit, kryeministri Berisha zbuloi para tyre dëshirën e tij, kur ishte student për tu bërë një kritik letrarë. Por sipas kryeministrit, kjo e drejtë studimi nuk ju dha asnjë herë. Në shkollë të mesme, ëndrra ime më e madhe ishte të bëhesha kritik letrat. Pasi dështova në idenë time për tu bërë poet apo shkrimtar, atëherë zgjodha të jem kritik letrat dhe vazhdova të kërkoj të drejtën për të ndjekur Fakultetin e Letërsisë, por që nuk mu njoh kurrë ajo e drejtë. Në vitin e tretë të Fakultetit të Mjekësisë, unë u pasionova aq shumë pas mjekësisë, saqë çuditesha me veten përse nuk e desha atë që në fillim. Është në natyrën e të riut të ndryshojë, të krijojë ëndërr të re, të vrapojë pas saj. Atëherë, ne nuk ishim të lirë, nuk kishim mundësi zgjedhjeje, ndërsa ju tani keni mundësi dhe ne duhet të mendojmë gjithnjë për shansin tuaj të dytë, e pas të dytit, të tretin e me radhë,, tha kryeministri Berisha.
Berisha në Londër, merr pjesë në funeralin Thacher
Kryeministri Berisha ndodhet në Londër, në Britaninë e Madhe, ku do të marrë pjesë sot në ceremoninë e lamtumirës për nder të ish kryeministres Margaret Thatcher. Ceremonia, që do të mbahet në Katedralen St. Paul, do të ndiqet nga personalitete të larta botërorë. Kryeministri Berisha e ka konsideruar ndarjen nga jeta të ish kryeministres Thatcher si një humbje të madhe e një prej personaliteteve më të shquara politike të Britanisë së Madhe dhe botës perëndimore, ndërsa e quajti një mike të shquar dhe të vërtetë të shqiptarëve, e cila mbështeti me vendosmëri çështjen e tyre.