Meta hakmerret ndaj Berishës/E majta merr në kontroll këshillat 36 bashkive dhe 10 minibashkive në Tiranë
Aldrin Dalipi, kandidat i PS-LSI në Këshillin Bashkiak
Një ditë pas vendimit të mazhoranës për shkarkimin e anëtarit të LSI-së nga KQZ-ja, Lëvizja Socialiste për Integrim është hakmarrë hakmarrjen e saj ndaj ish-aleates së saj, Partisë Demokratike. Në këtë kuadër, këshilltarët e PS-së dhe LSI-së në Bashkinë e Tiranës kanë vendosur dje në një mbledhje blic që të bashkojnë votat në çdo Këshilli Bashkiak të vendit me qëllim balancimin e pushtetit vendor. Sipas këshilltarëve, Aldrin Dalipi dhe Shezai Rrokaj kërkesa e parë e këtij bashkimi do të jetë ajo e shkarkimit të kreut të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Njazi Kosovrasti. Ndërkohë mësohet se pikërisht kreu i këshilltarëve socialist në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi, do të kandidohet si pasues e Kosovrastit.
Rrokaj-Dalipi
Sipas këshilltarit të LSI-së, Shezai Rrokaj ky vendim është një qëndrim politik i së majtës për të siguruar mbrojtjen e votës. Ky është qëndrim politik që erdhi pas seancës maratonë ku u sulmua një institucion që ne e quajmë të shenjtë, pasi është institucioni i votës së lirë, ne mendojmë se pushteti lokal ka një prioritet që është mbrojtja e votës së lirë. Që do thotë bashkimi i energjive ne mbrojtje të votës së lirë. Në radhë të parë krijojmë një mazhorancë të natyrshme dhe këtë duhet të shfrytëzojmë për hapat e mëtejshëm. Në vazhdimësi të kësaj do ketë veprime të tjera. Ne do japim shembullin e qartë se jemi me ligjin, tha Rrokaj. Ndërsa këshilltari i PS-së, Aldran Dalipi duke folur pas takimit me Rrokaj bëri të ditur marrëveshjen mes këshilltarëve të PS-së dhe atyre të LSI-së ndërsa bëri me dije gjithashtu se këshilltarët e majtë i kanë dorëzuar një kërkesë Këshillit Bashkiak për shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti. Kjo është nisja dhe do i japim rrugë në të gjitha Bashkitë dhe Komunat e vendit. Ne sot grupet e këshilltarëve të PS dhe LSI sapo firmosëm kërkesën që do i drejtohet Këshillit Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e kryetarit të Këshillit Bashkiak, për të marrë drejtimin e Këshillit Bashkiak në interes të vlerave, tha Dalipi. Në vijim, Dalipi theksoi se shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak Njazi Kosovrasti motivohet me ndryshimit të numrave pas bashkimit të LSI me PS, e cila bëhet shumicë. Motivet e shkarkimit janë të dukshme ju i keni ndjekur kur ne e kemi shprehur pikëpamjen tonë për shkelje të ligjit. Por kur ndryshon shumica në Këshillin Bashkiak ndryshon dhe drejtimi, ne jemi shumica, deklaroi Dalipi.
36 bashki kalojnë majtas
Por veçse Tiranës, bashkimi PS-LSI do të bëjë e majta të marrë nën kontroll këshillat 3 36 bashkive të tjera, por edhe kontrollin e 10 minibashkive në Tiranë.
Këshillat bashkiakë që kalojnë majtas
Bashkia Tiranë
E majta 32 mandate
E djathta 23 mandate
*Minibashkia Nr.1*
E majta 16 mandate
E djathta 11 mandate
*Minibashkia Nr.2
E majta 17 mandate
E djathta 10 mandate
*Minibashkia Nr.3
E majta 14 mandate
E djathta 9 mandate
*Minibashkia Nr.4
E majta 16 mandate
E djathta 11 mandate
*Minibashkia Nr.5
E majta 18 mandate
E djathta 9 mandate
*Minibashkia Nr.6
E majta 17 mandate
E djathta 10 mandate
*Minibashkia Nr.7
E majta 16 mandate
E djathta 11 mandate
*Minibashkia Nr.9
E majta 16 mandate
E djathta 11 mandate
*Minibashkia Nr.10
E majta 11 mandate
E djathta 8 mandate
*Minibashkia Nr.11
E majta 15 mandate
E djathta 12 mandate
Bashkia Berat
E majta 21 mandate
E djathta 14 mandate
Bashkia Ura Vajgurore
E majta 10 mandate
E djathta 7 mandate
Bashkia Kuçovë
E majta 16 mandate
E djathta 7 mandate
Bashkia Çorovodë
E majta 8 mandate
E djathta 7 mandate
Bashkia Poliçan
E majta 10 mandate
E djathta 5 mandate
Bashkia Burrel
E majta 10 mandate
E djathta 6 mandate
I pavarur 1 mandat
Bashkia Durrës
E majta 24 mandate
E djathta 21 mandate
Bashkia Cërrik
E majta 11 mandate
E djathta 6 mandate
Bashkia Elbasan
E majta 24 mandate
E djathta 21 mandate
Bashkia Gramsh
E majta 9 mandate
E djathta 8 mandate
Bashkia Fier
E majta 22 mandate
E djathta 13 mandate
Bashkia Patos
E majta 13 mandate
E djathta 12 mandate
Bashkia Roskovec
E majta 8 mandate
E djathta 7 mandate
Bashkia Lushnje
E majta 20 mandate
E djathta 15 mandate
Bashkia Ballsh
E majta 9 mandate
E djathta 8 mandate
Bashkia Gjirokastër
E majta 15 mandate
E djathta 10 mandate
Bashkia Libohovë
E majta 9 mandate
E djathta 8 mandate
Bashkia Këlcyrë
E majta 8 mandate
E djathta 7 mandate
Bashkia Përmet
E majta 9 mandate
E djathta 8 mandate
Bashkia Tepelenë
E majta 11 mandate
E djathta 4 mandate
Bashkia Ersekë
E majta 10 mandate
E djathta 5 mandate
Bashkia Korçë
E majta 20 mandate
E djathta 15 mandate
Bashkia Maliq
E majta 9 mandate
E djathta 6 mandate
Bashkia Pogradec
E majta 15 mandate
E djathta 10 mandate
Bashkia Laç
E majta 13 mandate
E djathta 12 mandate
Bashkia Lezhë
E majta 14 mandate
E djathta 10 mandate
I pavarur 1 mandat
Bashkia Koplik
E majta 9 mandate
E djathta 8 mandate
Bashkia Pukë
E majta 8 mandate
E djathta 7 mandate
Bashkia Rrogozhinë
E majta 9 mandate
E djathta 8 mandate
Bashkia Vlorë
E majta 25 mandate
E djathta 20 mandate
Bashkia Konispol
E majta 7 mandate
E djathta 6 mandate
Bashkia Sarandë
E majta 14 mandate
E djathta 11 mandate
Bashkia Himarë
E majta 13 mandate
E djathta 4 mandate
Bashkia Orikum
E majta 9 mandate
E djathta 8 mandate
Bashkia Selenicë
E majta 8 mandate
E djathta 7 mandate